Bullgaria të jetë një anëtare aktive e BE-së dhe NATO-së, duke vendosur drejtimin në to. Hyrja në Shengen dhe Eurozonë, anëtarësimi në Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin Ekonomik, kështu ministrja e jashtme Maria Gabriel i përcaktoi prioritetet për diplomacinë bullgare, para konferencës vjetore në Sofje të ambasadorëve dhe konsujve bullgarë. Ka ende shumë për të arritur me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe dhe duhet të shikojmë gjithashtu Japoninë, Indinë, Amerikën Latine, tha Gabriel dhe bëri thirrje për procedura të qarta në zhvillimin e karrierës së diplomatëve dhe paga të mira.
Politika e brendshme dhe ajo e jashtme duhet të jenë në sinkron të plotë për të pasur sukses, theksoi në fjalinë e tij kryeministri Nikollaj Denkov.
Qëllimi kryesor i politikës së jashtme është siguria kombëtare dhe pavarësia e vendit.Për të pasur një politikë të jashtme efektive, duhet të kemi synime të qarta. Këto prioritete duhet të komunikohen dhe të mbrohen me konsensus, theksoi presidenti Rumen Radev.
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..
Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..
Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..