Edicioni i katërt i Festivalit të Kulturës Botërore këtë vit mbahet nga data 29 shtator deri më 1 tetor në Uashington, të SHBA-së. Veprimtaria organizohet nga Fondacioni “Arti i të Jetuarit” me themelues Gurudev Shri Shri Ravi Shankar - një udhëheqës shpirtëror, humanitar dhe paqebërës. Sipas tij, qëllimi i Festivalit të Kulturës Botërore është të përçojë mesazhin se e gjithë bota është një familje dhe ne mund të jetojmë së bashku me dallimet tona.
Priten 17 000 interpretues dhe më shumë se 450 000 vende janë të rezervuar tashmë për publikun.
Edhe Bullgaria ka vendin e saj në Festivalin Botëror të Kulturës. Vendi ynë do të prezantohet me një shfaqje të bukur folklorike 7-minutëshe në parkun përballë Shtëpisë së Bardhë më 30 shtator në orën 19:00 me orën lokale.
Spektakli do të përfshijë 250 kërcimtarë bullgarë nga e gjithë Shtetet e Bashkuara, si dhe kërcimtarë, burrë të maskuar - kukerë dhe gajde rodope nga Bullgaria.
Muzika për shfaqjen u krijua nga kompozitori i njohur Georgi Andreev . Sigurisht që në skenë do të luhen edhe valle popullore bullgare të cilat do të shoqërohen nga këngëtarja Desi Dobreva, e cila do të interpretojë disa këngë. Më pas, më 1 tetor, Desi Dobreva do të mbajë koncerte për bullgarët në Merilend, Baltimor dhe Uashington.
Ja se çfarë tha Desi Dobreva para nisjes për në SHBA për pjesëmarrjen në Festivalin e Kulturës Botërore:
“Kjo është ndoshta ngjarja më e madhe dhe më emocionuese e vitit, si për mua ashtu edhe për të gjithë pjesëmarrësit, mendoj edhe për vetë spektatorët. Gati gjysmë milioni njerëz do të shikojnë drejtpërdrejt dhe miliona të tjerë do të bashkohen në internet. Festivali është një nga ngjarjet më të pritura dhe është një detyrë shumë e përgjegjshme për të gjithë ne që marrim pjesë në të. U jam jashtëzakonisht mirënjohës organizatorëve për nderin dhe besimin e treguar, për përzgjedhjen e ekipit dhe për mbështetjen e përgjithshme. Po largohemi me shumë emocion dhe krenari të madhe që Bullgaria do të jetë pjesë e Festivalit Botëror të Kulturës para Shtëpisë së Bardhë në Uashington të SHBA-së!”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Muzika e kompozitorit dhe pianist bullgar me famë botërore Millço Leviev do të tingëllojë sonte (më 28 tetor) në Sallën "Bëllgaria" në Sofje. Koncerti "Legjenda për Millço" i Ansamblit të Dhomës "Sofijski Solisti" nën drejtimin e Konstantin Dobrojkov..
Roberto Nikollov, i njohur si Robi, është i palodhur – pasi prezantoi albumin e tij "Të dy" këtë pranverë, tani është gati me një koleksion të ri. Një nga këngët e tij të reja “Qetë” trajton një temë të rëndësishme sociale. Edhe këtu është e..
Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..