Belloslava Krësteva nuk arriti të fitojë Kampionatin Botëror të Shahut për femra nën 20 vjeç të luajtur në Mexico City. Në ndeshjen e fundit të 11-të ajo humbi me figurat e bardha nga argjentinasja Candela Gekamburu. Bullgarja 19-vjeçare nga Sofja, me shtatë fitore, tre barazime dhe një humbje, mbeti e treta në renditjen përfundimtare. Krësteva dhe Gekamburu e përfunduan turneun me nga 8.5 pikë, por fitorja në ndeshjen finale i solli medaljen e artë shahistes nga Amerika e Jugut. Medalja e argjendtë u fitua nga amerikanja Carissa Yip, e cila gjithashtu shënoi 8.5 pikë.
Bellosllava Krësteva tha para Televizionit Kombëtar Bullgar /BNT/ se është ambicioze që të luajë sërish në turne në vitin 2024.Për herë të parë në historinë e tenisit, dy bullgarë do të garojnë për titullin e US Open. Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev do të përballen me njëri-tjetrin në finalen e juniorëve, pasi fituan ndeshjet e tyre në hapin parafundor drejt ndeshjes..
Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore . Fillimi i vrapimit është..
Aleksandër Vasilev është kualifikuar për çerekfinalet e turneut të hapur për të rinj, raportoi BTA. Bullgari - gjysmëfinalist i Wimbledonit dhe nr. 4 në programin e turneut, tregoi karakter të fortë dhe mposhti Jan Kumsat nga Republika Çeke..
Vetëm 3 të dhjetat e sekondës përcaktuan kampionin e meshkujve të Maratonës së Sofjes 2025. Kenianët Shedrak Kimajo dhe Ejbraham Kiplimo kaluan vijën e..
Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues..