Në vitin 2023, ka një presion rekord migrantësh. Për 9 muajt e parë, rritja krahasuar me vitin 2022 është 50%, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Kryekomisari Anton Zllatanov, drejtor i Policisë Kufitare. Në muajt e verës, deri në 1500 persona në ditë kanë provuar të kalojnë ilegalisht kufirin bullgaro-turk. Për momentin janë rreth 500 në ditë.
Zllatanov theksoi se Bullgaria teknikisht dhe profesionalisht i ka përmbushur të gjitha kriteret për hyrje në Shengen dhe pritet një vendim krejtësisht politik. Kryekomisari theksoi se vetëm 10-15% e emigrantëve të paligjshëm hyjnë në BE përmes Ballkanit. Në Bullgari janë edhe më pak. Pjesa më e madhe deri në 80% vjen përmes Detit Mesdhe.
Më 2 tetor në Bullgari hyn në fuqi ndalimi i hyrjes së makinave të pasagjerëve me regjistrim rus, i miratuar nga BE-ja. Për kamionët ai tashmë është aplikuar prej muajsh, shtoi Zllatanov.Policia Kufitare mori dhe prezantoi sot 34 sisteme ajrore pa pilot të afta për të skanuar me shpejtësi zona të mëdha. Ato janë të pajisura me një sistem mbikëqyrjeje elektro-optik, duke përfshirë një kamerë me ngjyra dhe termike, gjë që lejon që ato..
Kryeministri Rosen Zheljazkov i bëri thirrje Kuvendit Popullore nëpërmjet mediave që të mos lejojë shqyrtimin e propozimit jokushtetues, sipas tij, për një referendum mbi euron. Apeli i tij ka të bëjë me propozimin e Presidentit Rumen Radev për një..
Si pjesë e fushatës kombëtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës "Thjesht Thuaj Jo", Ministri Krasimir Vëllçev u shpjegoi nxënësve të shkollave të mesme nga Stara Zagora dëmin e përdorimit të drogës, raportoi BNT. Qëllimi i diskutimit është të..
Punonjësit e Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radios Kombëtare Bullgare (BNR) do të zhvillojnë një miting..
Në festën e tyre profesionale - Ditën e Infermierisë, profesionistët mjekësorë po protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë. Nën..
Disa ditë para fillimit të ballove të diplomimit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Fondacioni "Ndihmë për Personat me Probleme Zhvillimi" po..