Në vitin 2023, ka një presion rekord migrantësh. Për 9 muajt e parë, rritja krahasuar me vitin 2022 është 50%, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Kryekomisari Anton Zllatanov, drejtor i Policisë Kufitare. Në muajt e verës, deri në 1500 persona në ditë kanë provuar të kalojnë ilegalisht kufirin bullgaro-turk. Për momentin janë rreth 500 në ditë.
Zllatanov theksoi se Bullgaria teknikisht dhe profesionalisht i ka përmbushur të gjitha kriteret për hyrje në Shengen dhe pritet një vendim krejtësisht politik. Kryekomisari theksoi se vetëm 10-15% e emigrantëve të paligjshëm hyjnë në BE përmes Ballkanit. Në Bullgari janë edhe më pak. Pjesa më e madhe deri në 80% vjen përmes Detit Mesdhe.
Më 2 tetor në Bullgari hyn në fuqi ndalimi i hyrjes së makinave të pasagjerëve me regjistrim rus, i miratuar nga BE-ja. Për kamionët ai tashmë është aplikuar prej muajsh, shtoi Zllatanov.Në Ditën e Trimërisë dhe festën e Ushtrisë Bullgare më 6 maj, Administrata Presidenciale hap dyert për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë rreth aktiviteteve të institucionit. Me rastin e festës, në orën 12:00, përpara ndërtesës së Presidencës, do..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15 gradë. Në Sofje do të jetë rreth 13°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Do të zhvillohen vranësira pasdite dhe në mbrëmje. Do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Në..
"Vëzrazhdane" për herë të tretë i paraqiti Asamblesë Kombëtare një propozim për të mbajtur një referendum për të ruajtur levin bullgar. Pyetja në të është: "A jeni dakord që levi bullgar të jetë e vetmja monedhë zyrtare në Bullgari deri në vitin 2043?"..
Në festën e tyre profesionale - Ditën e Infermierisë, profesionistët mjekësorë po protestojnë para ndërtesës së Ministrisë së Shëndetësisë. Nën..