Në vitin 2023, ka një presion rekord migrantësh. Për 9 muajt e parë, rritja krahasuar me vitin 2022 është 50%, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Kryekomisari Anton Zllatanov, drejtor i Policisë Kufitare. Në muajt e verës, deri në 1500 persona në ditë kanë provuar të kalojnë ilegalisht kufirin bullgaro-turk. Për momentin janë rreth 500 në ditë.
Zllatanov theksoi se Bullgaria teknikisht dhe profesionalisht i ka përmbushur të gjitha kriteret për hyrje në Shengen dhe pritet një vendim krejtësisht politik. Kryekomisari theksoi se vetëm 10-15% e emigrantëve të paligjshëm hyjnë në BE përmes Ballkanit. Në Bullgari janë edhe më pak. Pjesa më e madhe deri në 80% vjen përmes Detit Mesdhe.
Më 2 tetor në Bullgari hyn në fuqi ndalimi i hyrjes së makinave të pasagjerëve me regjistrim rus, i miratuar nga BE-ja. Për kamionët ai tashmë është aplikuar prej muajsh, shtoi Zllatanov.Ne punojmë me Institutin INSAIT të Universitetit të Sofjes. Nëse projekti ynë miratohet, në vitin 2026, do të ndërtojmë një fabrikë të inteligjencës artificiale (AI), tha për BNR Petër Statev nga Bordi Mbikëqyrës i “Sofja Teh Park”. Superkompjuteri..
Bullgaria mori sinjale inkurajuese në takimin e Eurogrupit."Vendi bëri një përparim të mëtejshëm në përmbushjen e kriterit të stabilitetit të çmimeve", tha Komisioneri Evropian për Ekonominë Valdis Dombrovskis. Kur Sofja konsideron se është gati të..
Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..