Në vitin 2023, ka një presion rekord migrantësh. Për 9 muajt e parë, rritja krahasuar me vitin 2022 është 50%, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Kryekomisari Anton Zllatanov, drejtor i Policisë Kufitare. Në muajt e verës, deri në 1500 persona në ditë kanë provuar të kalojnë ilegalisht kufirin bullgaro-turk. Për momentin janë rreth 500 në ditë.
Zllatanov theksoi se Bullgaria teknikisht dhe profesionalisht i ka përmbushur të gjitha kriteret për hyrje në Shengen dhe pritet një vendim krejtësisht politik. Kryekomisari theksoi se vetëm 10-15% e emigrantëve të paligjshëm hyjnë në BE përmes Ballkanit. Në Bullgari janë edhe më pak. Pjesa më e madhe deri në 80% vjen përmes Detit Mesdhe.
Më 2 tetor në Bullgari hyn në fuqi ndalimi i hyrjes së makinave të pasagjerëve me regjistrim rus, i miratuar nga BE-ja. Për kamionët ai tashmë është aplikuar prej muajsh, shtoi Zllatanov.Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..
Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..