Në vitin 2023, ka një presion rekord migrantësh. Për 9 muajt e parë, rritja krahasuar me vitin 2022 është 50%, deklaroi para Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) Kryekomisari Anton Zllatanov, drejtor i Policisë Kufitare. Në muajt e verës, deri në 1500 persona në ditë kanë provuar të kalojnë ilegalisht kufirin bullgaro-turk. Për momentin janë rreth 500 në ditë.
Zllatanov theksoi se Bullgaria teknikisht dhe profesionalisht i ka përmbushur të gjitha kriteret për hyrje në Shengen dhe pritet një vendim krejtësisht politik. Kryekomisari theksoi se vetëm 10-15% e emigrantëve të paligjshëm hyjnë në BE përmes Ballkanit. Në Bullgari janë edhe më pak. Pjesa më e madhe deri në 80% vjen përmes Detit Mesdhe.
Më 2 tetor në Bullgari hyn në fuqi ndalimi i hyrjes së makinave të pasagjerëve me regjistrim rus, i miratuar nga BE-ja. Për kamionët ai tashmë është aplikuar prej muajsh, shtoi Zllatanov.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Në kuadër të programit europian “Ndihma ushqimore dhe materiale bazë” vitin e kaluar, mbi 550 mijë persona janë asistuar me pako ushqimore bazë dhe 9..
Për të tretin vit radhazi, numri i mjekëve të rinj që duan të qëndrojnë në Bullgari pas diplomimit po rritet. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi..