Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po vazhdojnë protestat e minatorëve dhe energjetikëve në vend

Ne kemi nevojë për kapacitete të sigurta bazë për të ruajtur konkurrencën ekonomike

Protesta në Pernik
Foto: BTA

Po vazhdojnë për të katërtën ditë protestat e minatorëve dhe energjetikëve, të cilët bllokojnë rrugët dhe pikat kyçe të vendit. Të punësuarit në këtë sektor janë kundër planeve territoriale për një tranzicion të drejtë të rajoneve të qymyrit Stara Zagora, Pernik dhe Kjustendill të publikuara në faqet e Ministrisë së Energjetikës dhe nuk pranojnë t'i përgjigjen ftesës për një takim të bërë nga Kryeministri ditën e diel.

“Pushtetarët ta gjejnë mënyrën të vijnë tek ne për të negociuar. Ministri thotë se deri në vitin 2038 nuk do të ketë mbyllje të kapaciteteve, por në plan është shënuar një kufizim deri në 1600 megavat deri në vitin 2030. Nëse kjo nuk është një mbyllje, atëherë çfarë është?" – pyeti në mënyrë retorike Georgi Gospodinov, kryetar i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB) në minierat “Marica-Iztok”.


Pas mbledhjes së jashtëzakonshme të Këshillit të Ministrave, kryeministri Nikollaj Denkov siguroi se tashmë po punohet për mundësitë që personat e punësuar në këto uzina të mund të rikualifikohen dhe të gjejnë punësim të ri në të njëjtin rajon. Sipas kryeministrit, "puna në territorin e minierave - për transformimin e tyre, në mënyrë që të përdoren për zhvillimin e biznesit, industrisë, teknologjive të reja - do të vazhdojë për të paktën 10 vjet pas mbylljes së minierave, kështu që në fakt njerëzit në këtë rajon me këtë kualifikim do të kenë punë shumë vite pasi termocentralet dhe minierat mbyllen si burim qymyri." Punëtorët në industri gjithashtu nuk janë të frymëzuar nga mundësia për të marrë deri në 36 paga nëse vendosin të lënë punën në miniera.

Sipas kryetares së Federatës së Pavarur Sindikale të Energjetikëve në Bullgari, Marina Mitova, protestat do të vazhdojnë derisa të rindërtohet besimi mes qeverisë dhe të punësuarve në këtë sektor: “Topi është në fushën e qeverisë. Ne duam të shohim një angazhim, jo ​​vetëm të flasim”, tha ajo për BNR, duke komentuar se njerëzit janë të mërzitur nga mungesa e veprimeve konkrete: “Dëgjojmë se do të ketë investime, dëgjojmë se do të ketë vende pune, por kjo na duket vetëm si një urim. .. Njerëzit duan të mbeten për të punuar dhe rajoni i tyre të përparojë':

Marina Mitova
"Duhet të gjendet një ekuilibër. Shteti para së gjithash duhet të ndjekë qëllimet e veta - ekonomike, sociale, të gjitha në një paketë. Mungesa e një strategjie energjetike është problemi kryesor i shtetit tonë. Nuk mund të lëvizim në mënyrë kaotike. Çdo vendim në energji - nëse merret sot, do të ketë ndikim pas 10 vitesh. Dhe ne kemi ecur verbërisht me vite. Secila qeveri e ka vizionin e saj, merr vendime kaotike. Në asnjë vend tjetër nuk ka pakujdesi të tillë", komentoi Marina Mitova.

Aktualisht nga 40 deri në 60% prej prodhimit bazë të energjisë elektrike sigurohet përmes këtyre termocentraleve. Derisa të gjejmë një zgjidhje teknike për këtë çështje, çdo gjë tjetër që do të bëhej do të ishte çmenduri” – shprehet kategorik kryetari i Konfederatës së Punës “Podkrepa” Dimitër Manollov:

Dimitër Manollov
“Futja e këtyre planeve për një tranzicion të drejtë duhet të bëhet pas një diskutimi të gjerë publik”, shtoi lideri i sindikatës, duke kujtuar se gati dy muaj më parë, në një takim me kryeministrin, së bashku me presidentin e KNSB-së, u nënvizua urgjenca e këtyre diskutimeve.  Më duket se ata që janë në pushtet po përpiqen qëllimisht të mos e dëgjojnë zërin e popullit. Sepse nuk është çështja se çfarë, por kur?”

Industria e mineraleve dhe lëndëve të para është jashtëzakonisht e rëndësishme për ekonominë e vendit, komentoipara BNR inxhinieri Ivan Mitev, drejtor ekzekutiv i Dhomës Bullgare të Minierave dhe Gjeologjisë:

Ivan Mitev
“Tashmë jemi duke u përballur me probleme serioze me tregjet ndërkombëtare në lidhje me çmimet, prodhimin, vendet e treta, dhe në një moment do të kemi edhe kapacitete bazë të pasigurta – gjë që do të krijojë vështirësie të mëdha para të gjithë neve, që tashmë jemi në një konkurrencë të pabarabartë me të tjerët. Ne kemi nevojë për energji bazë për të ruajtur konkurrencën tonë si ekonomi”, theksoi eksperti.

Megjithatë, zëvendësministri i energjisë Krasimir Nenov siguroi se siguria energjetike në vendin tonë është e garantuar. Minierat "Marica Iztok" dhe centrali termik elektrik "Marica Iztok 2" do të funksionojnë në mënyrë të sigurt dhe të besueshme gjatë periudhës vjeshtë-dimër.

Krasimir Nenov
Kryetari i Bordit të Drejtorëve të Institutit të Menaxhimit të Energjisë, Sllavço Nejkov, u bëri thirrje autoriteteve që të përgatisin një vizion strategjik energjetik për vendin:

Sllavço Nejkov
“Qeveria duhet të dalë me një dokument të shkruar që të shpjegojë çdo ditë, hap pas hapi se çfarë do të vijë më pas në aspektin e vendeve të punës, në aspektin e përzierjes së energjisë dhe në aspektin demografik – gjërat janë të lidhura. Unë mbështetem te arsyeja”.

Përpiloi: Joan Kolev

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

BNT feston me një program të veçantë 65 vjetorin e themelimit

Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) do të shënojë më 7 nëntor të këtij viti 65 vjetorin e themelimit të tij, njoftuan mediat publike. Këtë ditë, një nga drejtueset e njohura të lajmeve Radina Çervenova do të rikthehet në emisionin qendror “Nëpër botë dhe te..

botuar më 24-11-02 6.20.PD

Në Ditën e të Vdekurve para festës së Shën Kryeengjëllit Mihaill, përkujtojmë të ndjerët dhe japim lëmoshë

Në kalendarin e Kishës Ortodokse Bullgare janë edhe tri ditë të veçanta në të cilat besimtarët i luten Zotit dhe japin lëmoshë në kujtim të të dashurve të tyre të vdekur. Këto janë tre Ditët e Gjithë Shpirtrave që shënohen gjithmonë të shtunave para..

botuar më 24-11-02 5.45.PD
Foto: Facebook/Shkolla e Mesme Nr. 81

Radio Bullgaria hyri në klasa

Tekste të shkurtra në rusisht dhe gjermanisht nga ueb-faqja e Radio Bullgarisë , u bënë pjesë e mësimit të nxënësve nga Shkolla e Mesme Nr. 81 "Viktor Jugo" në Sofje në Ditën e Iluministëve të Popullit. Mësuesja Maria Novosellceva dhe nxënësit nga..

botuar më 24-11-01 4.57.MD