Autostrada “Trakia” mbetet e bllokuar prej 7 ditësh nga minatorët dhe punëtorët e energjetikës që protestojnë pranë qytetit Stara Zagora. Qafa e Republikës, Gëllëbovo-Radnevo, Radnevo-Nova Zagora dhe rruga kryesore Ruse-Svilengrad pranë fshatit Gllavan mbeten të mbyllura. Protestuesit ishin kategorikë se nuk do të lironin trafikun derisa të tërhiqeshin planet territoriale për kalimin në energjinë pa qymyr, të cilat kabineti i dërgoi Komisionit Evropian në fund të javës së kaluar.
Politikanët arritën të manipulojnë dhe ndajnë protestën e punëtorëve nga rajonet e qymyrit, thekson në qëndrimin e saj Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB). “Është një gënjeshtër e plotë se marrëveshja me pushtetarët pasqyron kërkesat e protestave, të provokuara nga vendimet e vonuara gjatë për tranzicionin e gjelbër”, njofton sindikata.
Kryetari i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë”, Toshko Jordanov, nga foltorja në sallën plenare, grisi vendimin e miratuar nga shumica e deputetëve në mbështetje të marrëveshjes së lidhur energjetike. Ai e cilësoi vendimin si “të pakuptimtë” dhe shprehu mbështetjen për vazhdimin e protestave dhe bllokadave.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..