Partia Socialiste Bullgare (BSP) do të mbështesë votën e mosbesimit ndaj qeverisë për politikën e saj në sektorin “Energjetikë”, tha në parlament Kornelija Ninova, kryetarja e BSP. Vendimi u mor në një mbledhje të jashtëzakonshme të Byrosë Ekzekutive dhe grupit parlamentar të socialistëve. Ninova shpjegoi se BSP do të plotësojë motivet e partisë “Vëzrazhdane”. Edhe ne po japim nënshkrimet tona dhe pasdite do të paraqesim kërkesën për votimin e mosbesimit, shtoi Ninova.
GERB nuk do të jetë partia që do ta rrëzojë këtë qeveri, tha lideri i partisë Bojko Borisov në margjinat e parlamentit. Sipas tij, vota e mosbesimit që do të sjellë opozita për shkak të sektorit “Energjetikë” nuk do të gjejë mbështetjen e domosdoshme. Për momentin kemi një pushtet të fortë legjislativ, beson lideri i GERB-it. Sipas tij, qeveria duhet të jetë e njëjtë dhe të mos e sjellë mazhorancën në kriza.
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..