Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kandidati i PP-DB për kryetar të kryeqytetit është me 10% përpara kundërshtarit të tij nga GERB

Vasill Terziev
Foto: Dobrina Karambollova

Më pak se një muaj para zgjedhjeve lokale, Vasill Terziev, i nominuar për kryebaskiak të kryeqytetit nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", fitoi miratimin e 33.8%, dhe kandidati i GERB-SDS Anton Hekimjan doli i dyti me 23.7%.

Këtë e tregon anketa sociologjike e Qendrës për Analizë dhe Marketing, e realizuar në periudhën 30 shtator – 3 tetor të këtij viti me mjete të veta në mesin e 1003 shtetasve madhorë.

Në garën për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, kandidatja e BSP-së Vanja Grigorova mori 13.8%, Dejan Nikollov nga "Vëzrazhdane" - 10.2%, Vili Lillkov nga koalicioni "Sinja Sofia" (“Sofja Blu”) - 4.6%, dhe Ivajllo Vëllçev nga ITN - 3%. Sipas anketës, Vasill Terziev do të fitonte zgjedhjet në rrethin e dytë.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dimitër Gllavçev

Kryeministri në detyrë bën thirrje që të votohet për finalen e 'Lojës së Zgjedhjeve'

Njerëzit janë në pritje të titujve përfundimtarë të serialit “Loja e Zgjedhjeve”, nëse e shohin edhe mbishkrimin “fund” do të jetë më së miri”, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev në fillim të mbledhjes së Këshillit të Ministrave. Të gjithë..

botuar më 24-10-23 1.16.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..

botuar më 24-10-19 7.35.PD
Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD