Stefan Illçev është një këngëtar i cili ndihet njëlloj mirë si në skenën operistike, ashtu edhe në skenën e estradës. Megjithëse u diplomua për këndim operistik në Akademinë Kombëtare të Muzikës "Panço Vlladigerov" në Sofje, ai fitoi popullaritet kryesisht si një artist pop. Kohët e fundit, Stefan Illçev po i përmirëson aftësitë e tij muzikore në Milano të Italisë, por shpesh kthehet në Bullgari për të zhvilluar turneun e tij të parë kombëtar.
Turneu filloi në vendlindjen e tij Burgas më 20 qershor, kaloi me sukses në Varna, Veliko Tërnovo, Stara Zagora dhe Plovdiv dhe do të përfundojë me një koncert në Sofje - në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës më 7 tetor.
Në të, këngëtari do të tregojë respektin e tij të madh ndaj muzikës bullgare, duke prezantuar në një mënyrë të tij origjinale disa nga hitet më të njohura të artistëve tanë. Sigurisht që do të interpretojë edhe këngët e tij, të cilat i kanë sjellë dashurinë e publikut ndër vite. Një prej tyre është "Loja" me muzikë dhe aranzhim të Magomed Aliev - Maga, teksti është i Dobromir Banevit.Në një forum prestigjioz për dirigjentë të rinj nga e gjithë bota, Konkursi Ndërkombëtar i Dirigjimit Ferenc Fricsay - Ferenc Fricsay Conducting Competition (IFFCC), drejtori i Orkestrës Filarmonike të Sofjes, Najden Todorov, është kryetar i..
Tre yje me famë botërore - tenori José Carreras, Sonja Jonçeva dhe Plácido Domingo - do të ngjiten në skenë përpara Katedrales “Shën Aleksandër Nevski” për koncertin e dytë të "Gala në Sofje". Pjesa e parë e "Gala në Sofje" e ngriti publikun..
Më 29 gusht, adhuruesit e muzikës pop bullgare do të kenë mundësinë të ndjekin një koncert të mëngjesit nga Krisko në parkun "Ahtirka" në Knezha. Në orët e mbrëmjes, parku do të mbushet me tinguj xhaz në kuadrin e edicionit të tretë të..