Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri Todor Tagarev: Deputetët duhet të miratojnë blerjen e transportuesve të blinduar Stryker përpara votimit lokal

| rinovuar më 23-10-06 5.05.MD
Ministri Tagarev
Foto: BGNES

Ministri i Mbrojtjes Todor Tagarev i bëri thirrje Kuvendit Popullor që të miratojë blerjen e transportuesve të blinduar Stryker para zgjedhjeve lokale. Përndryshe, ekziston rreziku që afatet të humbasin.
Makineritë duhet të paguhen brenda 5 viteve dhe fondet për këtë janë të parashikuara në Ligjin për Buxhetin, si dhe në makrokornizën e parashikuar për buxhetin për tre vitet e ardhshme. Transportuesit e parë pritet të mbërrijnë në gjysmën e dytë të 2025-ës dhe ato të fundit në fillim të 2028-ës.
Todor Tagarev tha gjithashtu se Ukraina ka kërkuar ndihmë të re ushtarake nga Bullgaria. “Raketat S-300 që vendosëm t’i japim vendit janë të pakta në numër. Bëhet fjalë për raketa me defekt që ushtria jonë nuk ka asnjë mënyrë për t'i përdorur apo riparuar, por ushtria ukrainase ka një opsion", tha ai për bTV. Është e mundur të dërgohen në Ukrainë njëqind transportues të blinduar Stryker nga ish-trupat e brendshme.
Fjalët e ministrit të mbrojtjes Todor Tagarev se Bullgaria do të humbasë afatin për ratifikimin e kontratës për blerjen e mjeteve luftarake “Stryker” nga SHBA, nëse parlamenti nuk e ratifikon atë përpara votimit lokal, shkaktuan reagime të ashpra nga GERB dhe DPS. Kryetari i Komisionit të Mbrojtjes Hristo Gaxhev sqaroi se afati për lidhjen e kontratës është në dhjetor dhe nuk ka nevojë të nxitohet për miratimin e saj nga Kuvendi Popullor.
Edhe deputeti i PP-DB-së Radosllav Ribarski bëri thirrje që të mos përshpejtohet procesi i blerjes së automjeteve të blinduara. Ai sqaroi se vendimi duhet të diskutohet në komisionet parlamentare. “Angazhimi i Kuvendit Popullor është për të ripajisur ushtrinë bullgare, por kjo të mos jetë në kundërshtim me buxhetin”, tha Ribarski.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pika Kufitare

Kryeministri Gllavçev shkon në postbllokun "Kullata" me rastin e hyrjes së Bullgarisë në Shengen

Në ditën e parë të vitit të ri 2025 - më 1 janar, nga ora 10:30, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, së bashku me ministra dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, do të vizitojnë pikën "Kulata" në kufirin tonë me Greqinë. Arsyeja e vizitës..

botuar më 25-01-01 8.10.PD

Turistë përcjellin perëndimin e parë të Vitit të Ri në majën Ljubash

Shoqata Turistike Trëna fton turistët të shikojnë së bashku perëndimin e diellit më 1 janar 2025 nga maja Ljubash (1399 m) në malin me të njëjtin emër në rajonin Trëna të Bullgarisë Perëndimore. Ata që dëshirojnë do të nisen për në majën në orën..

botuar më 25-01-01 5.50.PD

Parashikimi i motit për 1 janarin 2025

Ditën e mërkurë , në ditën e parë të vitit të ri, moti do të mbetet i pandryshuar. Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa ditën do të jetë me diell dhe i qetë. Në lugina dhe ultësira do të ketë mjegull, me..

botuar më 24-12-31 7.35.MD