Më shumë se 200 pjesëmarrës do të rikrijojnë jetën dhe veprën ushtarake të shoqërive që banonin në kështjellën e lashtë pranë qytetit të sotëm të Slivenit në periudhën nga antikiteti i vonë deri në Mbretërinë e Dytë Bullgare. Panairi mesjetar "Kujto lavdinë - Tuida 2023" nisi që të premten me një paradë festive nëpër rrugët e qytetit.

Festivali, i cili mbahet për të shtatën herë, vazhdon më 7 dhe 8 tetor, por tashmë pas mureve të kalasë mesjetare “Tuida”.
Vizitorët mund të krijojnë një ide për stilin e jetesës, traditave, kulturës, zakoneve dhe madje edhe lojërave të paraardhësve tanë. Dyluftime gladiatorësh, përleshje të ushtrive të armatosura, shigjetar të aftë, artizanat, treg skllevërish, gatime të shijshme, jurta dhe tenda udhëtimesh, kostume dhe atraksione të tjera do të mbushin ditët e festivalit.

Panairi mesjetar mbahet çdo vit me rastin e festës së Shën Dimitrit të qytetit Sliven. Ai organizohet në frymën e traditës së vjetër ushtarake bullgare - Mbledhja e ushtrive gjatë vjeshtës, të cilën bullgarët e mbanin në ditën e mundësit të dragoit dhe Dëshmorit të madh Shën Dimitër.
Foto: Bashkia Sliven
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..