30 minuta larg qendrës së kryeqytetit dhe më saktë në fshatin Ravno Pole të Sofjes, ka nisur ndërtimi i një prej komplekseve më të mëdha të spave në Evropë, mësojmë nga investor.bg. Resorti i ri do të përbëhet nga 18 pishina me një sipërfaqe totale mbi 4000 m2 dhe me ujë mineral me temperaturë 57.5 gradë si dhe 20 rrëshqitëse uji me gjatësi totale 1.2 km, ndër të cilat do të jetë edhe rrëshqitësja më e lartë në Bullgari. Mysafirët do të ecin në zona të gjelbra të mbjella me mbi 500 palma natyrore të sjella nga destinacione të ndryshme ekzotike.
.
Kompleksi do të ketë një hotel me 5 yje me një qendër luksoze kurative që ofron procedura shërimi me ujë mineral, kripë, baltë, elektroterapi etj., do të ketë gjithashtu ambiente të shumta ngrënieje dhe argëtimi, si dhe kazino. Sipërfaqja totale e ndërtuar do të jetë mbi 52 mijë metra katrorë. Është planifikuar gjithashtu një linjë e rregullt autobusi, e cila do të lidhë Sofjen me atraksionin e ri.
Afati për realizimin e projektit është 3 vjet. Investitorët janë një kompani bullgare me përvojë shumëvjeçare në fushën e shërbimeve turistike dhe investimeve në pasuri të paluajtshme. Pas realizimit të projektit, ai do të jetë në top 5-shen e Europës për nga përmasat, parashikojnë ekspertët. Objekti më i afërt i ngjashëm ndodhet aktualisht në Bukuresht.
Lexoni më tepër:
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Gjatë gjithë verës, dhe madje edhe tani, Bullgaria ka luftuar zjarre të shumta - fushore dhe pyjore. Në të njëjtën kohë, mbi gjysmë milioni njerëz janë pa ujë ose në një regjim të rreptë uji . Të zhytura në problemet aktuale, si qytetarët, ashtu..
Shkencëtarë nga Bullgaria, Sllovakia, Serbia dhe Republika Çeke po bashkojnë forcat në projektin "SeNaTa" - "Nanostruktura magnetike vetëngrohëse për aplikime teranostike", i koordinuar nga Instituti i Katalizës në Akademinë Bullgare të Shkencave, i..
Edhe këtë vit, ekipi që po studion kompleksin arkeologjik Provadia-Kriporja organizon më 22 shtator Ditën e Dyerve të Hapura. Është përgatitur një itinerar interesant dhe ndryshe nga ai standardi për vizitorët në kompleksin e qendrës më të lashtë të..
Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues..
Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e..
Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte..