Një gjetje e re me vlerë doli në dritë gjatë gërmimeve në qytetin mesjetar bullgar Rusokastro. Ndërsa eksploronin murin e kështjellës, arkeologët hasën një monedhë argjendi (tornese) të prerë në Mbretërinë e Francës. Mungon një pjesë e vogël e monedhës, por pikërisht në këtë pjesë që mungon ndodhet elementi nga i cili shihet qartë se cili sundimtar e ka prerë atë, njofton Muzeu Historik Rajonal – Burgas.

Studiuesit nuk janë të sigurt nëse ky është Mbreti Louis IX apo Mbreti Louis X, por ata janë të sigurt për një gjë - se monedha të tilla janë jashtëzakonisht të rralla për Ballkanin.
Lexoni më tepër:
Gërmimet e qytetit mesjetar bullgar Rusokastro kryhen nga Muzeu Historik Rajonal - Burgas dhe financohen nga Komuna Kameno dhe Ministria e Kulturës e Republikës së Bullgarisë.
Foto: Muzeu Historik Rajonal - Burgas
Përgatiti në shqip: Kostandina BelloDoktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..