Avioni qeveritar “Airbus 319” me një grup të dytë shtetasish bullgarë të evakuuar nga Izraeli u ul në aeroportin e Sofjes në orën 03:40 të së hënës me 87 pasagjerë në bord. Ata janë kryesisht turistë dhe pjesëmarrës në një konferencë mjekësore. Avioni u ngrit pak pas orës 01:00 të mëngjesit nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv dhe u prit në Sofje nga kryetari i parlamentit Rosen Zheljazkov dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel. Të dielën, 92 shtetas bullgarë dhe një kroat u evakuuan nga Izraeli dhe zbarkuan në Sofje.
Ministri i transportit, Georgi Gvozdejkov, bëri të ditur se evakuimet do të vazhdojnë për sa kohë të ketë shtetas bullgarë të gatshëm për t’u larguar nga Izraeli. Ai shtoi se vendet e tjera në BE kanë shprehur dëshirën që Bullgaria të transportojë qytetarët e tyre dhe nëse është e mundur kjo do të bëhet.
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..