Pas sulmeve befasuese terroriste të organizatës “Hamas” ndaj shtetit të Izraelit, autoritetet bullgare e vlerësuan të ulët nivelin e kërcënimit terrorist ndaj vendit tonë. Përjashtim janë aeroportet, stacionet e trenit, sinagogat, turistët nga shteti i Izraelit, ndaj të cilëve rreziku është rritur në të verdhë.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë valë refugjatësh nga Izraeli në territorin e Bullgarisë, tha për Radio Bullgarinë Maksim Dellçev, drejtor arsimor në Organizatën e Hebrenjve në Bullgari – “Shalom”. Ata mbështesin punën e Ambasadës së Izraelit në vendin tonë në lidhje me hebrenjtë që kanë nevojë për ndihmë.
“Për momentin nuk ka hebrenj që kanë mbërritur në territorin bullgar, të cilët janë refugjatë në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare – saktësoi Maksim Dellçev. - Detyra jonë tani është të ndihmojmë izraelitët që kanë ardhur këtu me pushime, pasi ju e dini se Bullgaria është një destinacion turistik dhe fluturimet e tyre tani janë anuluar. Ne mund t'i ndihmojmë ata të gjejnë strehë ose t'u sigurojmë gjërat që u nevojiten në lidhje me fenë hebraike."
Dellçev siguroi se po punojnë për çdo rast dhe kërkesë për ndihmë që marrin, por as ai dhe as ambasada izraelite në vendin tonë nuk kanë informacion për numrin e qytetarëve izraelitë në territorin bullgar.
“Lutjet e mia janë që një zgjidhje paqësore e çështjes të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur dhe që përgjegjësit për këtë përshkallëzim të marrin përgjegjësinë e tyre. Sa do të zgjasë, shpresoj se do të kalojë shpejt dhe me kosto më të vogël të viktimave”, tha përfaqësuesi i Shalom, Maksim Dellçev.
“Lutjet e mia janë që një zgjidhje paqësore e çështjes të arrihet sa më shpejt të jetë e mundur dhe që përgjegjësit për këtë përshkallëzim të marrin përgjegjësinë e tyre. Sa do të zgjasë, shpresoj se e gjithë kjo do të kalojë shpejt dhe me më pak viktima”, tha përfaqësuesi i “Shalom”, Maksim Dellçev.
Lexoni më tepër:
Para se të largohej nga kjo botë, Papa Françesku zgjodhi që tema e Ditës Botërore të Emigrantëve dhe Refugjatëve për këtë vit, që bota katolike e kremton për herën e 111-të më 4-5 tetor, të ishte "Emigrantët – misionarë të shpresës". “Me këto fjalë..
Çështja e informacionit cilësor dhe të saktë ka qenë gjithmonë jashtëzakonisht e rëndësishme, por a mos vallë tashmë jemi përballë një problemi që paraqet rrezik për përhapjen globale të lajmeve të rreme në të ardhmen? Sipas një studimi të Eurobarometrit,..
Mjekë nga institucionet mjekësore bullgare po ekzaminojnë pacientë në fshatin shqiptar Pustec, njofton Ambasada e Bullgarisë në Tiranë . Iniciativa po zhvillohet falë organizimit dhe financimit të fondacionit “Kujtesa Bullgare” dhe themeluesit..