Ministria e Punëve të Jashtme, përmes Ambasadës së Bullgarisë në Tel Aviv, arriti të sigurojë 57 vende për shtetasit bullgarë në një fluturim të një kompanie ajrore private për datën 11.10.2023. Ndër qytetarët që janë nxjerrë me sukses nga vendi janë 29 turistë, familje me fëmijët e tyre dhe njerëz që gjendeshin në zona veçanërisht të rrezikshme, raste humanitare.
Nëse situata e sigurisë e lejon, mbetet mundësia për të udhëtuar Tel Aviv - Sofje me fluturime të rregullta të Bulgaria Air dhe El Al, si dhe në linjën e trageteve Haifa - Larnaka (Qipro), njofton Ministria jonë e Jashtme.
Me zbatimin e mundësive të përmendura do të ndihmohen praktikisht të gjithë shtetasit bullgarë që kanë aplikuar për qëndrim afatshkurtër në Izrael, si dhe disa raste humanitare.
Ky është fluturimi i tretë për evakuimin e bullgarëve nga Tel Avivi.Zëvendëskryeministrat dhe ministrat e transportit, Grozdan Karaxhov dhe Aleksandër Nikolloski, nënshkruan në Gjueshevo një Marrëveshje për fillimin e ndërtimit të tunelit hekurudhor midis Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Objekti është..
Anija fantazmë “VIVA 962” ndryshoi të paktën 10 emra dhe shumë pronarë përpara se të shfaqej çuditërisht pranë Kepit Emine më 1 nëntor. Ekuipazhi përbëhet nga një kapiten dhe një mekanik me pasaporta ukrainase nga Harkivi, raporton portali "24 Çasa"...
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Lindshmëria në Bullgari ka rënë me 33% gjatë tre dekadave të fundit. Në vitin 1994 u regjistruan 79 442 fëmijë të lindur gjallë, ndërsa në vitin 2024..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..