Për shkak të përshkallëzimit të konfliktit ushtarak në territorin e Izraelit, kompania ajrore "Bulgaria Air" është e detyruar të anulojë fluturimet FB 571/2 në linjën Sofje - Tel Aviv - Sofje, të planifikuara për në 12 tetor 2023, njofton transportuesi ynë kombëtar.
Anulimi i fluturimeve lidhet me nivelin më të lartë të rrezikut për situatën në Lindjen e Mesme, të dhënë nga specialistë të sigurisë, si dhe në funksion të masave të shtuara të sigurisë në hapësirën ajrore mbi Izrael, saktësoi kompania.
Ndërkohë, Ministria jonë e Jashtme u ka bërë sërish thirrje shtetasve bullgarë në territorin e Izraelit që të regjistrohen në ambasadë, pavarësisht nëse duan të largohen nga Izraeli apo jo.
“Situata në shtetin e Izraelit mbetet jashtëzakonisht e tensionuar, prandaj këshillojmë qytetarët bullgarë të përmbahen nga udhëtimi në Izrael”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..