Kur ka detyra të rëndësishme për t'u zgjidhur, institucionet duhet të jenë bashkë, tha kryeministri Nikollaj Denkov pas takimit konsultativ të iniciuar nga presidenti Rumen Radev për rreziqet dhe kërcënimet për sigurinë kombëtare. Bullgaria duhet të zgjidhë çështje të rëndësishme dhe tre institucionet kryesore - qeveria, parlamenti dhe presidenca, duhet të jenë së bashku në formulimin dhe zbatimin e vendimeve, tha Denkov.
Në takim u bë e qartë se qeveria ka përfunduar një pjesë të madhe të detyrave lidhur me problemet urgjente - krizën e emigrantëve dhe evakuimin e bullgarëve nga Izraeli. Krizat nuk filluan me atë që po ndodh në Izrael. Kemi më shumë se një vit e gjysmë kriza për shkak të luftës në Ukrainë, shtoi Denkov dhe theksoi se tashmë janë mbajtur dy mbledhje të Këshillit të Sigurimit të qeverisë, në të cilat kanë marrë pjesë përfaqësues të institucionit presidencial.Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri..
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të..