Pas përfundimit të protestës së sotme kombëtare të minatorëve dhe punëtorëve të energjetikës mbrëmjen e sotme rreth orës 20.00, do të bëhet e ditur se kur do të bien postblloqet. Këtë e bëri të ditur Biser Binev nga Sindikata “Podkrepa” në “Minierat Marica-Lindje” pas takimit të protestuesve dhe sindikatave në autostradën “Trakia”. Për të katërmbëdhjetën ditë është e bllokuar autostrada “Trakia” në zonën e kilometrit të 208-të dhe në Qafën e Republikës, për shkak të protestës së minatorëve dhe energjetikëve nga kompleksi “Marica – Lindje”, e cila nisi më 29 shtatorin Protestuesit deklarojnë se veprimet e tyre kanë për qëllim “mbrojtjen e energjetikës bullgare” dhe se protesta e tyre nuk është politike.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..