Minatorët dhe punëtorët e energjetikës që protestuan prej 14 ditësh liruan të gjitha rrugët në territorin e rajonit të qytetit Stara Zagora dhe qarkullimi u rivendos, njoftoi Agjencia e Infrastrukturës Rrugore. Autostrada “Trakia”, Qafa e Republikës dhe rruga Sliven-Kazanllëk në rajonin e Gurkovo janë tani të hapura.
“Ne nuk po tërhiqemi, thjesht po heqim bllokimet dhe po vazhdojmë me veprimet e mëvonshme, me të cilat mendojmë se mund të realizohen kërkesat tona”, tha shefi i Konfederatës së Punës Podkrepa në Termocentralin “Marica-Lindje 2” Biser Binev.
Protestuesit kërkojnë që të tërhiqen dhe të rishikohen planet territoriale për rajonet e qymyrit të paraqitura në Komisionin Evropian.
Punonjësit e energjetikës shpallën përfundimin e bllokadës së rrugëveQyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..