Në kopshtin zoologjik të Sofjes mund të shihen grafite gjigante. Imazhet shumëngjyrëshe, njëri prej të cilëve 265 metra katrorë dhe tjetri - 370 metra katrorë, mbulojnë muret e habitatit të arinjve, në të cilin ndodhen arinjtë kafe euroaziatike - Mariana dhe Toni. Krahas ngjyrave të shumta, piktuart tërheqin vëmendjen edhe me dy llojet e shpendëve grabitqarë të paraqitur aty, të cilët janë të mbrojtur nga rrjetiekologjik Natura 2000 – e parë në vendin tonë, shkaba griffon (Gyps fulvus) dhe shkaba mjekërr (Gypaetus barbatus). Ukrainasit Andrij Pallvall iu desh rreth një javë për të pikturuar grafitin e madh në kopshtin zoologjik të kryeqytetit. Gjatë kësaj kohe, arinjtë u futën në kafazët e tyre të brendshëm. Sipas idesë së tij, në grafitin me shkaba ka edhe një ari të murrmë. Imazhet janë realizuar fal iniciativave të përbashkëta të "Ballkanit të Gjelbër" dhe Kopshtit Zoologjik të Sofjes në kuadër të një projekti për mbrojtjen e biodiversitetit në Bullgari.
Artisti Andrij Pallvall është një biolog ornitolog. Në fillim të luftës në Ukrainë, ai u zhvendos këtu me familjen e tij - gruan dhe tre fëmijët. Që atëherë e deri më tani, së bashku me organizatën për mbrojtjen e mjedisit "Ballkani i Gjelbër", ai ka pikturuar një grafit masiv të një skifter gjahu (Falco cherrug) në Stara Zagora - ai është skifteri më i madh në Bullgari, me statusin e një specie të rrezikuar në mënyrë kritike dhe habitatet e tij mbrohen nga rrjeti ekologjik Natura 2000. Gjithashtu me një një rosë gushëkuqe (Branta ruficollis), artisti nga Ukraina ka zbukuruar fasadën e Bibliotekës në fshatin Bëllgarevo.
Foto: Ballkani i Gjelbër
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina BelloMinistria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..
Ministria e Arsimit dhe e Shkencës do të ofrojë që mësime e fesë të përfshihen në plan-programin e detyrueshëm, duke theksuar kompetencat etike, morale, kulturore dhe historike, deklaroi ministri i arsimit Krasimir Vëllçev para Lidhjes së Mësuesve..
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Banica tradicionale bullgare renditet e treta në renditjen prestigjioze të faqes "Taste Atlas" për gatimet më të mira të djathit në botë. Banica..
A është e mundur nga viti 2026, lënda "Virtytet dhe fetë" të futet në programet mësimore dhe të bëhet e detyrueshme – ky është një debat, rreth të cilit..
Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata..