Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kris Gran prezanton albumin e tij debutues

Foto: Rumina Georgieva

Një nga zërat e rinj më lirik të muzikës pop vendase, Kris Gran, është gati me albumin e tij të shumëpritur debutues. Emri i tij “Dy Zemra” bashkon këngët e interpretuesit kushtuara dashurisë. 
Pas pseudonimit Kris Gran qëndron Kristian Grënçarov. Ai lindi në qytetin bregdetar Burgas. Që në moshën 6-vjeçare luante piano dhe në moshën 9-vjeçare i ati filloi t’i mësonte kitarën. Këngëtari i ri fitoi zemrat e të gjithë dashamirëve të muzikës me pjesëmarrjen e tij në formatin televiziv “Zëri i Bullgarisë” në vitin 2017 në ekipin e këngëtarit në zë Grafa. Pas kësaj ai u diplomua në specialitetet “Këndim pop dhe xhaz” dhe “Pedagogjikë e mësimit muzikor” në Akademinë e Muzikës në Sofje.

Tre vjet më parë, Kris Gran filloi të punojë për albumin e tij debutues “Dy Zemra”, i cili tashmë është një fakt. Ai përmban 9 këngë në të cilat stili pop është i përzier me hip-hop, reggaeton, disko dhe një tingëllim akoma më të fortë.
“Këngët tregojnë histori të ndryshme. Disa prej tyre janë fryt i fantazisë sime ndërsa të tjerë rikrijojnë ngjarje të vërteta nga jeta ime”, thotë Kris Gran, i cili është autor i muzikës dhe i teksteve të të gjitha këngëve të tij. Për aranzhimet interpretuesi i ri bashkëpunoi me kitaristin Hristo Nejçev dhe kitaristin Emilio Marholev, me të cilët del në skenë edhe për koncertet e tij.

“Dy zemra” u realizua me mbështetjen financiare të Bashkisë së qytetit Burgas, kurse koncerti, me të cilin Kris do të prezantojë albumin e tij debutues, është me mbështetjen financiare të Fondit Kombëtar “Kultura”.


Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Magdalena Mihranova, Ivan Bëçvarov, Rumina Georgieva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Facebook/ Ambasada e Kosovës në Sofje

Koncerti i parë i Filharmonisë së Kosovës në Bullgari

Nën tingujt e paharrueshëm dhe interpretimet magjepsëse të veprave nga Beqiri, Alickaj, Verdi, Puccini dhe de Falla, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës realizoi koncertin e saj të parë në Sofje,  nën drejtimin e dirigjentit të njohur Dario Salvi. Koncerti..

botuar më 25-05-19 10.20.MD

Grafa me një albumin të ri "Sinergjia" dhe versionin e tij të këngës "Princi i Vogël"

Albumi i ri i 16-të në studio i këngëtarit Grafa "Sinergjia" është një koncept gjithëpërfshirës dhe shumë personal që lidh të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e tij muzikore. Në përmbledhjen prej dhjetë këngësh, muzikanti na çon nëpër kujtimet e..

botuar më 25-05-19 2.40.MD

Trio VIVA me një version pop-dance të hitit të B.T.R. "Pse"

Vajzat nga trioja VIVA – Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova – patën një vit jashtëzakonisht të frytshëm: publikuan albumin e tyre debutues “Supernova”, patën një turne në Bullgari dhe, megjithëse shumë të reja, tashmë..

botuar më 25-05-16 1.45.MD