Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Javor Hristov krijon lodra ndërtimi 3D të printuara duke përdorur teknologji moderne

Foto: Arkiva personale

Në ndjekjen e një ëndrre, duhet të heqësh dorë nga barra e pritshmërive dhe thjesht të ndjekësh shenjat që të dalin gjatë rrugës. Dhe kur të humbasëshedhe gjurmën fundit dhe ta gjesh veten në një vend të panjohur, vështro me siguri drejt horizontit të ri që shfaqet para syve.

Javor Hristov e di shumë mirë se çfarë do të thotë një ëndërr e madhe, ndonëse e parealizuar, të të çojë në një vend ku ndihesh i dobishëm dhe i kënaqur. Pesë vjet më parë, ai ëndërronte të krijonte një avion diellor dhe sot, përmes projektit të tij Brick3D me teknologjinë më të fundit, ai zhvillon imagjinatën e fëmijëve si dhe shpirtin e tyre zbulues.

Ne krijojmë dizajne për lodra ndërtimi 3D të printuara dhe ua shesim dosjet klientëve tanë – thotë sipërmarrësi i ri. – Në këtë mënyrë, çdokush mund të zgjedhë se çfarë ngjyre dhe madhësie të jetë lodra e tij. Dhe duke qenë se ai e zotëron dosjen përgjithmonë, nëse një fëmijë humbet, për shembull, një nga gomat e makinës së tij të garave, ai do të printojë një të re - ndryshe nga lodrat tradicionale, ku duhet të blihet një set i ri. Me fjalë të tjera, pjesët e këmbimit do të jenë gjithmonë të lehta për t’u siguruar.”

Javor Hristov

Pas perfeksionimit të idesë, përveç Javor Hristov si inxhinier modelimi 3D, qëndrojnë edhe dy persona të tjerë - dizajneri Vasill Boçev dhe Simeon Simeonov, me përvojë të gjerë në 3D printimdhe marketing. Ekipi i Brick3D do të prezantojë produktin e tyre më 19 shtator të këtij vitinë “Tuk-Tam Kosher” në Inter Expo Center të kryeqytetit.

Një nga qëllimet e vendosura nga krijuesit e lodrave 3D është të mësojnë fëmijët dhe të rinjtë për teknologjinë e re përmes një produkti të përballueshëm me një mundësi të madhe personalizimi.

“Teknologjia mund të jetë shumë e dobishme, pavarësisht nëse bëhet fjalë për lodra apo gjëra të tjera – shpjegon Javor Hristov. Këto teknologji mund të përdoren për zbukurim dhe krijimin e lodrave të tjera, për pjesë praktike, për ndërrim dhe riparim të gjërave të ndryshme, për mësimin e inxhinierisë. Në të njëjtën kohë, njeriu nuk duhet domosdoshmërisht të mësojë për t’i bërë të gjitha këto gjëra. Printerët modernë 3D janë aq të avancuar saqë nga interneti mund të shkarkohet një model falas dhe të përdoret si për shtëpinë, ashtu edhe si një hobby personalë ose çfarëdo tjetër.”

Në këtë rast, megjithatë, bëhet fjalë për blloqe ndërtimi me të cilat çdo fëmijë mund të krijojë një bimë, një makinë garash dhe madje një avion luftarak.


Dhe a është ende e gjallë ëndrra e mëparshme për të krijuar një TwinRay - një aeroplan me dy vende që furnizohet nga energjia diellore gjatë fluturimit dhe zgjat 600 km në ajër vetëm me bateri?

“Fatkeqësisht jo – përgjigjet Javor Hristov. – Thjesht humbëm momentin, gjë që çoi në vonesa të prototipizimit dhe mungesë mundësish për investitorët.Qëllimi im me këto startup- e nuk është thjesht të fitoj para, por të bëj diçka që do të kontribuojë në një farë mënyre për njerëzit. Edhe sikur të jetë një dhuratë për një kopsht dhe gëzimi i fëmijëve është një sukses për mua. Prandaj, fakti që kjo përvojë na ka ndihmuar kaq shumë për të pasur këtë sukses tani me Brick3D më bën shumë të lumtur.”

Javor Hristov është mjaft optimist se në vendin tonë ka vend për të rinj krijues si ai, të cilët realizojnë synimet e tyre dhe ecin përpara.

“Falë prezantimit të kësaj lloj teknologjie, edhe pse ngadalë, ka padyshim një vend të madh për të në Bullgari – thotë ai. “I jep të gjithëve mundësinë për të bërë diçka, sepse ata mund të fillojnë me pothuajse asnjë infrastrukturë dhe të krijojnë një produkt për t'ua ofruar njerëzve – sinë mënyrë dixhitale, ashtu edhe fizikisht me vetëm një printer 3D në shtëpinë e tyre. Pra, kjo teknologji u jep një shans të madh kompanive dhe të apasionuarve për të zhvilluar një biznes. Dhe, po, në shtetin tonë ka vend për një krijimtari të tillë.”

Foto: Arkiva personale

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Magji festive me këngë, valle dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve në Qytezën e Festave të Fundvitit në Pleven

Banorët e qytetit Pleven të Bullgarisë Veriore do të përcjellin vitin 2024 me një Qytezë Krishtlindjesh dhe takime me Plakun e Krishtlindjeve. Programi i sivjetshëm festiv i bashkisë do të nisë më 2 dhjetor me ndezjen ceremoniale të Pemës së..

botuar më 24-12-01 6.55.PD

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD