Në prag të zgjedhjeve vendore po shfaqen sërish dyshimet për një migrim të brendshëm të organizuar dhe të dokumentuar të zgjedhësve me qëllim ndikimin në rezultatin e votimit. Fenomeni në fjalë përsëritet në të gjitha zgjedhjet lokale dhe parlamentare në Bullgari gjatë viteve të fundit dhe madje ka një term - turizëm elektoral. Instituti për Zhvillimin e Mjedisit Publik /IRPS/ raportoi për një rritje serioze të banorëve të sapo regjistruar në 13 bashki bullgare në periudhën nga fillimi i vitit deri në muajin prill, kur skadoi afati i të ashtuquajturit banim gjashtëmujor të përhershëm për të drejtën e votës.
Veçanërisht i madh është fluksi i “të ardhurve” në vendbanimet e vogla, ku do të zgjidhet kryetari i komunës. Popullsia e disa prej këtyre fshatrave u rrit papritur me mbi 50 për qind në 4 muajt e parë të vitit.
Sipas ligjit, 100 banorë të një vendbanimi të vogël mund të zgjedhin një kryetar komune. Rregullat janë tashmë të njëjta si në zgjedhjet vendore të 2015-ës, kur pamë një fluks të paprecedentë të të regjistruarve të rinj në të gjithë vendin në muajt e fundit para skadimit të periudhës së banimit të përhershëm. “Pse nuk ndodhi kjo në zgjedhjet lokale të vitit 2019?”, pyet në mënyrë retorike Iva Llazarova, kryetare e Institutit për Zhvillimin e Mjedisit Publik dhe përgjigjet: “Sepse atëherë ndryshuan ligjin përkohësisht dhe 350 veta zgjodhën kryetar komune”.
Në të vërtetë, është më e vështirë për të sjellë 200-300 banorë të rinj fiktivë me dokumente në një fshat të caktuar sesa 100.
“Duhen shumë pak votues në garën për postin e kryetarit të një komune të vogël – thotë Iva Llazarova. - Kur “të ardhurit” vendosen në një fshat me 120 banorë dhe numri i tyre është i madh në krahasim me atë të njerëzve me një adresë të përhershme, këto vota që vijnë nga jashtë mund të ndryshojnë në fakt rezultatet e votimit dhe të vendosin se kush do ta drejtojë vendbanimin në 4 vitet e ardhshme. Hipoteza jonë është se këta njerëz transferohen nga qendrat më të mëdha bashkiake në vendbanime më të vogla. Sepse kur zgjedhësikalon nga një bashki e caktuar në një fshat në territorin e saj, përveçse nuk e humb të drejtën e votës për kryetar bashkie dhe këshill bashkiak, zgjedhësi fiton edhe të drejtën e votës për kryetarin e fshatit në të cilin u regjistrua.”
Kryetari i fshatit ka një marrëdhënie të drejtpërdrejtë me kryetarin e bashkisë, i cili shpërndan burime publike dhe merr pjesë në projekte evropiane. “Është shumë më i lehtë që kryetari i komunës të ketë marrëdhënie direkte me kryetarin e fshatit dhe ata të jenë nga e njëjta parti, në mënyrë që të mund t’i shfrytëzojnë bashkë fondet nga projektet evropiane”, thotë Iva Llazarova. A është i ligjshëm turizmi i brendshëm zgjedhor dhe a ka lidhje me votën e blerë
“Është e vështirë të vërtetohet se turizmi elektoral i brendshëm është një krim kundër të drejtave elektorale. Për shembull, kontrollet e detyrueshme zyrtare mund të caktohen në të gjitha komunat ku ka një rritje të konsiderueshme të regjistrimeve në një adresë aktuale dhe autoritetet kompetente mund të gjurmojnë nëse këta njerëz kanë marrë ndonjë stimul për të lëvizur. Nuk duhet harruar që kryetarët e bashkive qeverisin territorin e bashkisë, administrojnë shërbimet atje, menaxhojnë pronën e bashkisë etj. Pikërisht pas këtyre faktorëve ekonomikë mund të fshihen arsyet pse ndodh turizmi elektoral në vendbanimet e tyre” – tha në përfundim Iva Llazarova.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Instituti për Zhvillimin e Mjedisit Publik
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Me afrimin e dimrit, shumë njerëz në Evropë po pyesin se si do të ndikojë sezoni në portofolin e tyre dhe nëse do të detyrohen të zgjedhin, për shembull, midis një shtëpie të ngrohtë apo një frigoriferi të plotë. “ Familjet bullgare, si dhe familjet..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga vende të tilla ne shpesh u afrohemi me armiqësi dhe jo me mirëkuptim. Ajo që ata kanë përjetuar..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..