Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ministri i mbrojtjes Todor Tagarev: Tani për tani, nuk ka rrezik për rritje të fluksit të emigrantëve nga Lindja e Mesme

Ministri Todor Tagarev
Foto: BGNES

Pas akteve terroriste të “Hamasit” kundër Izraelit dhe operacionit ushtarak që po përgatitet, nuk presim një rritje të valës së refugjatëve së fundmi nga ky rajon, tha ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Ai shtoi se për momentin detyra kryesore është e shërbimeve dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, të cilat po monitorojnë situatën. “Ne jemi të gatshëm, në se rreziku rritet, të ofrojmë më shumë forca dhe mjete për të mbrojtur kufirin”, theksoi ai.

Lidhur me informacionet se avionët luftarakë rusë do të fluturojnë mbi Detin e Zi, TodorTagarev tha se ky është një mesazh i ri provokues nga Kremlini, por nuk ka rrezik të drejtpërdrejtë. “Gjatë disa viteve të fundit, avionët rusë kanë fluturuar rregullisht në këtë hapësirë që të angazhojnë forcat mbrojtjese ajrore të NATO-s. Nuk ka dallim të madh me situatën aktuale”, komentoi ministri.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fshati Dollni Rakovec fton në Festivalin e Hudhrës

Festivali i hudhrës mbahet më 21 dhe 22 shtator në stadiumin e fshatit Dollni Rakovec, komuna Radomir, rajoni Pernik. Ngjarja promovon prodhimin tradicional të hudhrës në këtë vendbanim. Falë kushteve të favorshme të tokës dhe klimës, në Dollni..

botuar më 25-09-20 5.55.PD

Qyteti bregdetar Burgas pret Festivalin e Automjeteve Elektrike

Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje...

botuar më 25-09-20 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD