"Westinghouse" nënshkroi memorandume mirëkuptimi me pesë kompani bullgare, të cilat do të marrin pjesë në ndërtimin e një reaktori në kantierin e centralitatomik bullgar “Kozlloduj”, si dhe në projekte të tjera rajonale duke përdorur teknologjinë AP1000 të kompanisë amerikane.
Ministri i Energjisë Rumen Radev tha se ndërtimi i zinxhirit të furnizimit vendor në afat të gjatë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për interesin tonë kombëtar. “Westinghouse” theksoi se bashkëpunimi me centralin atomik “Kozlloduj” do të krijojë një ekosistem të madh të kompanive vendase në fushën e inxhinierisë bërthamore, i cili do të bëhet shtylla kurrizore e industrisë së ardhshme bërthamore bazuar në këtë teknologji në të gjithë Evropën.Edukimi digjital i të rriturve, pranimi i ulët i fëmijëve nën 3 vjeç në çerdhe dhe përqindja e lartë e të rinjve që as nuk studiojnë e as nuk punojnë - këto janë sfidat kryesore me të cilat përballet Bullgaria, të treguara në paketën e dytë të..
Shumica e vendeve të NATO-s dhe BE-së kanë marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën. Kështu komentoi shefi i mbrojtjes, admirali Emil Eftimov, në përgjigje të pyetjes së një gazetari për Marrëveshjen 10-vjeçare të Bashkëpunimit të Sigurisë..
Në negociatat për qeveri, figura e kryeministrit do të jetë një vijë e kuqe për “Po e vazhdojmë ndryshimin” (PP). Formacioni vazhdon të insistojë që të ketë një kryeministër të distancuar në një mënyrë të barabartë nga partitë. Bashkëkryetari i partisë,..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..