Gati 1.5 milion njerëz në moshë nga 15 deri në 64 vjeç nuk janë aktivë në tregun e punës, njoftoi ministrja e çështjeve sociale Ivanka Shallapatova. Janë rreth 145 mijë të rinj që nuk studiojnë dhe nuk punojnë. Sipas ministrit, shteti po kërkon punësim adekuat për të gjithë ata dhe bashkë me këtë po punon që të lehtësojë procedurën e importimit të punëtorëve nga jashtë për industritë në të cilat nuk ka staf në vendin tonë.
“Qëllimi ynë është që të kemi një mbulim adekuat të nevojave të tregut me një fuqi punëtore cilësore që duhet të punojë për një shpërblim të denjë”, deklaroi Ivanka Shallapatova. Sipas saj, 136 000 të rinj dhe të rritur joaktivë do të përfshihen në tregun e punës përmes zbatimit të qasjeve dhe masave inovative në kuadër të programit “Zhvillimi i Burimeve Njerëzore (2021-2027)”.
GERB nuk do të mbështesë në asnjë pjesë buxhetin për vitin 2025. Këtë e deklaroi para gazetarëve në margjinat e parlamentit lideri i GERB-it, Bojko Borisov. Ai theksoi se ligji që detyron Ministrinë e Financave të përcaktojë një deficit prej 3% duhet..
Parlamenti po dëgjon ministrin në detyrë të bujqësisë dhe ushqimеvе, Georgi Tahov dhe drejtorin ekzekutiv të Agjencisë Bullgare të Sigurisësë Ushqimeve, Svetllozar Patarinski, për rastin me delet në Velingrad. Seanca është me kërkesë të Andrej..
Pasi Plenumi i Gjykatës dhe ushtruesi i detyrës së ministrit të drejtësisë hoqën dorë nga kompetencat për të paraqitur kandidaturat për kryetar të Gjykatës së Lartë Administrative, sot mblidhet sërish Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mbledhja e sotme..