Një grua japoneze udhëtoi 13 000 kilometra për të vizituar qytetin bullgar Plovdiv dhe për të mësuar të gatuajë një byrek. Makiko Miura është një prodhuese e ljutenicës bullgare në prefekturën japoneze Yamagata, ku delikatesa jonë e prodhuar në Japoni ngjall kureshtje masive dhe shfaqet gjithnjë e më shumë në tryezën e bashkatdhetarëve të saj. Dhe këtë vjeshtë, në kërkim të sfidave të reja të kuzhinës, japonezja vizitoi vendin tonë për herë të parë:
“Desha ta sillja ljutenicën time në Bullgari dhe ta krahasoja me atë origjinale bullgare. E pranoj se ka dallime - thotë Makiko. - Shija juaj është më e tymosur, ka gjurmë nga luspat e farat e specave. E imja ka vetëm speca, domate, karota, qepë dhe pak hudhër, pa patëllxhan dhe përbërësit tuaj të tjerë sepse është përshtatur me shijen japoneze. Ne jemi mësuar të hamë speca të papërpunuara si sallatë, por specat e pjekur janë shumë të shijshëm! Unë zhvillova menu të ndryshme me ide se si japonezët mund të konsumojnë ljutenicën time - si shtesë në qofte, ose me peshk dhe oriz, duke përfshirë paella, etj.”
Makiko thekson se fitoi përvojë dhe frymëzim nga gjimnastja bullgare Antoineta Vitale. Gjatë epidemisë Covid, bashkatdhetarja jonë jetonte në Japoni, ku promovonte sportin dhe kuzhinën bullgare në mediat vendase. Makiko e kontaktoi atë dhe mori këshilla të vlefshme se si të përgatiste ljutenicën autentike bullgare. Tani, 3 vjet më vonë, gruaja japoneze erdhi nga ana tjetër e globit për ta vizituar atë në Plovdiv dhe për të mësuar se si të rrotullonte një byrek. Ajo pranon se ka rënë në dashuri me specialitetin tonë të brumit me shikim të parë, pa e shijuar as atë!
“Kjo ndodhi përderisa shikoja një shfaqje televizive. Televizioni publik japonez NHK prezantoi ljutenicën dhe byrekun tuaj. Nuk e kisha provuar, por më intrigoi shumë, ashtu siç bëri me ljutenicën tuaj disa kohë më parë. Dhe vendosa - do të vij këtu për të sjijuar byrekun bullgare dhe për të mësuar se si ta përgatis vetë. Do të doja ta prezantoja byrekun tuaj në Japoni, megjithëse nuk e di se si do të gjej djathë bullgar dhe kore të gatshme të rrotulluara në tregun tonë. Për të mos thënë që edhe mielli ynë është ndryshe! Do të më duhet ta përshtat byrekun tuaj me shijet japoneze, siç bëra me ljutenicën” - përfundon Makiko.
Gjëja e parë që bëri me të mbërritur në Plovdiv ishte të hyjë në një dyqan. Aty ajo mbeti e impresionuar nga shumëllojshmëria e pabesueshme e ljutenicave në raftet. E dyta ishte të blejë një byrek nga rruga. Ajo thotë se në fillim mendoi se ishte mjaft e ...kripur dhe pikante për shkak të djathit. Dhe gjëja e tretë ishte të përvishte mëngët dhe të përpiqej të gatuante delikatesën tonë në shtëpinë e Antoaneta Vitale.
“E prita dhe doli një shkëmbim i mrekullueshëm kulturor 4-ditor, sepse ajo erdhi në shtëpi dhe një ditë na përgatiti sushi, ndryshe bëmë një byrek – thotë Antoaneta. - Doja t'i tregoja se si të bënte një byrek shtëpie me kore të gatshme dhe veçmas një byrek me kore të rrotulluara në shtëpi, gjë që nuk është aq e lehtë. Por më pas mendova se në Japoni Makiko nuk do të gjejë kore të gatshme dhe është më mirë t’i brumosë dhe t’i rrotullojë vetë. Kështu bëmë një byrek me një lyerje sipër me ujë të gazuar, vezë dhe kos, por edhe një byrek të tillë siç shitet në furra buke. Ideja ishte që Makiko të mund të përgatisë lloje të ndryshme në Japoni, ku ka një interes të madh për gjithçka bullgare. Japonezët shfaqin interes jo vetëm ndaj kosit bullgarë, i cili konsiderohet një produkt shumë i shëndetshëm, por edhe ndaj gjimnastikës sonë ritmike, trëndafilave dhe madje edhe verës”, tha Antoaneta në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Musakaja dhe taratori janë ndër pjatat tona që i lanë shumë përshtypje Makikos. Edhe frutat tona, sidomos shalqinjtë. “Tek ne janë të vegjël, por këtu janë kaq të mëdhenj dhe të shijshëm!” – nuk e fshihte habinë japonezja. Dhe ajo pranon se bleu ujë trëndafili dhe gjethe trëndafili nga Plovdivi për të bërë çaj në shtëpi, ndërsa mendon mënyra për të promovuar byrekun bullgare në Tokën e Diellit që po lind.
Lexoni më shumë:
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Veneta Nikollova, Makiko Miura, Antoineta Vitale
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati 50 nxënësve nga 12 vende, shkencëtarët vendas të informatikës u dekoruan me një medalje ari, një..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët bullgarë. Këtë e bëri të ditur Nikollaj Hristanov në edicionin e vjeshtës të panairit “Arsimi..
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të gjitha vdekjeve, sipas të dhënave të Eurostat. Ajo është dy herë më e lartë nga ajo mesatare e BE-së..
Rajoni Jug-Qendror i Bullgarisë është rajoni në Bashkimin Evropian me shkallën më të lartë të vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare - 66.2% e të..
Gjatë vitit akademik 2025/2026, Holanda, Austria, Gjermania, Italia dhe Spanja janë ndër vendet më të kërkuara për arsimin e lartë nga maturantët..
Nxënësit e shkollave të mesme bullgare fituan 4 medalje në Olimpiadën e 32-të Ballkanike të Informatikës, të mbajtur në Udine të Italisë. Në garën e gati..