Pasi, në ditën e fundit të shtatorit, Vlladi Ampov - Grafa prezantoi një shfaqje madhështore muzikore në Stadiumin Kombëtar “Vasill Levski”, në tregun muzikor doli edhe kënga e tij më e re “Universi”. Videoja e këngës prezanton pamje mbresëlënëse të koncertit, të cilin e frekuentuan mbi 20 000 njerëz. Më shumë se njëzet kamera arritën të kapin përmasat e ngjarjes - skenën e madhe, skenografinë, ndriçimin, efektet dhe mbi të gjitha humorin dhe buzëqeshjet që ngjallnin te publiku interpretimet e këngëtarit Grafa.

Kënga “Universi” u përfshi në albumin e ri të Vlladi Ampov "Pylli shekullor" dhe nuk është çudi që ai është autor i muzikës, tekstit dhe aranzhimit. Në krijimin e tekstit lirik u përfshi edhe Georgi Kasabov - NDOE.
Frymëzimi për krijimin e këngës "Universi" ishte bashkëshortja e Grafës - Maria. Gjatë koncertit për habinë e zonjës bukuroshe, Vlladi me ndihmën e valltarëve e nxori në skenë për të prezantuar këngën. Ky moment dashurie dhe ndarjeje është pjesa më emocionuese e videos, e cila na transferon në Universin e këngëtarit Vlladi Ampov – Grafa.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /MonteMusicLtd, BGNES
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..