“Jemi të mendimit se nuk ka kuptim të ndërpritet derogimi pas shtatë ditësh, sepse kjo mund të sjellë stres në treg”, tha bashkëkryetari i “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) Kirill Petkov pas mbledhjes së grupeve parlamentare të GERB-SDS, PP-DB dhe DPS.
Forcat politike që mbështesin qeverinë diskutuan propozimin e GERB-it që të hiqet menjëherë derogimi i Lukoil për importin e naftës ruse dhe të mos pritet tetori i vitit të ardhshëm, siç është vendimi parlamentar. Sipas Kirill Petkov, në vend që të anulohet menjëherë përjashtimi, ata do të fokusohen në mbledhjen e taksave nga rafineria.
Me pagesën e taksave të ligjshme nga Lukoil, karburanti do të jetë 73 stotinka më i lirë për litër për shfrytëzuesin fundor”, tha më herët gjatë ditës së sotme Deljan Dobrev, deputet nga GERB dhe kryetar i Komisionit parlamentar për energjetikën.
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Ministrat e punëve të brendshme, Daniel Mitov, dhe ai i zhvillimit rajonal dhe rindërtimit, Ivan Ivanov, diskutuan procedurat e para për rikuperimin e dëmeve nga reshjet e dendura të ditëve të fundit, njoftoi zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..