Ekipet e Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, xhandarmërisë dhe shërbimit të luftimit të terrorizmit ruajnë vendet dhe ndërtesat në Sofje ku mblidhen ose punojnë qytetarë izraelitë. Masat u morën pasi lëvizja radikale palestineze “Hamas” sulmoi Izraelin në fillim të muajit. Këtë ia ka bërë të ditur gazetarit të BNR Nikollaj Hristov, drejtori i Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme, kryekomisioneri Ljubomir Nikollov. Policia metropolitane i kushton vëmendje të veçantë zonës përreth Stacionit Hekurudhor Qendror, ku mblidhen më shumë njerëz nga vendet arabe.
Ministria e Mbrojtjes ruan komunikimin me shërbimet e inteligjencës për të patur informacione paraprake për personat që do të bënin provokime në vendin tonë në lidhje me situatën në Izrael.Një milion e tetëqind qytetarë bullgarë udhëtuan si turistë në tremujorin e tretë të vitit, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. 72.3% e tyre udhëtuan brenda vendit, 20.8% jashtë vendit dhe 6.9% brenda dhe jashtë vendit. Më së shumti udhëtuan..
Autoritetet në Greqi do të dërgojnë më shumë policë për të punuar në postbllokun "Promahon" në kufirin me Bullgarinë për përpunimin më të shpejtë të dokumenteve të njerëzve dhe makinave që kalojnë, njoftoi korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva. Më..
Gjatë natës një front i shpejtë atmosferik i ftohtë do të kalojë nga perëndimi në lindje. Të shtunën do të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën më të madhe të vendit. Para mesditës në Bullgarinë Lindore do të ketë vranësira të konsiderueshme..
Përpara provës së radhës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor, përfaqësuesit e popullit janë mjaft skeptikë. Kandidatët për kryetar të..
Kolegjiumi i Prokurorëve i Këshillit të Lartë Gjyqësor pranoi raportet e Komisionit për Atestim dhe Konkurse dhe Komisionit për Etikën Profesionale..
Presidenti Rumen Radev në hapjen e forumit të biznesit në qytetin Hoshimin theksoi se Bullgaria mund të ofrojë një gamë të gjerë mundësish për..