Menjëherë pas shpalljes së rezultateve të exit poll-it për zgjedhjet për kryetar bashkie të Sofjes, nga të cilat u bë e qartë se do të ketë balotazh për kryetar të bashkisë së Sofjes ndërmjet Vasill Terziev (PP-DB, Save Sofia) me 38.8% dhe Vanja Grigorova (BSP për Bullgarinë, E Majtën etj.) - 19%, në një konferencë Terziev falënderoi të gjithë qytetarët e Sofjes që dolën për të votuar. “Faleminderit që votuat për një Sofje ndryshe – atë për të cilën ne ëndërrojmë, që të jetë një qytet i bukur europian, i pastër, i rregulluar mirë, i gjelbëruar, ku nuk ka njerëz të dorës së dytë, ku nuk ka lagje të dorës së dytë... Unë po e vazhdoj luftën për të qenë kryebashkiak i të gjithë sofjansve”, tha Terziev, por refuzoi kategorikisht t'u përgjigjet pyetjeve të shumta të gazetarëve.
Pas Vasill Terzievit kryetari i partisë “Shpëto Sofjen”, Boris Bonev, komentoi rezultatet e zgjedhjeve për këshilltarë bashkiakë në kryeqytet, në të cilat PP-DB, “Shpëto Sofjen” morën 40.6%. Bonev tha se Sofja nga sot hap një faqe të re në historinë e saj, më e suksesshme, më adekuate, më e hapur për të ardhmen. Ai theksoi se mbështetja e marrë do të mundësojë formimin e shumicës në këshillin bashkiak, e cila do të mundësojë një mandat të suksesshëm.Të martën , temperaturat minimale do të lëvzin nga 8 deri në 13°, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 9°. Gjatë ditës reshjet do të përfshijnë gjithë vendin, dhe më të dendura do të jenë në rajonet verilindore dhe në Bullgarinë Qendrore. Pas mesditës,..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një diskutimi me gazetarët bullgarë në Bruksel. Ligji aktual i shtetësisë bullgare është jologjik..
Gjykata e Qytetit të Sofjes ka shtyrë çështjen e ekstradimit të Igor Greçushkin, pronarit të një anijeje mallrash të lidhur me një shpërthim të vitit 2020 në portin e Bejrutit në kryeqytetin libanez që vrau më shumë se 200 persona dhe plagosi mijëra të..
Eurodeputeti i Partisë Popullore Evropiane, Andrej Kovaçev, bëri thirrje për miratim urgjent të ndryshimeve në Ligjin për Shtetësinë Bullgare gjatë një..
Demokracia perceptohet vazhdimisht nga një shumicë e fortë në shoqërinë bullgare si forma më e mirë e qeverisjes. Përafërsisht 1.5 milion qytetarë..
Veprimet e Agjencisë Shtetërore për Sigurinë Kombëtare në kompanitë bullgare të “Lukoil”-it janë parandaluese me qëllim ruajtjen e infrastrukturës..