Rruga bullgare e çiklizmit përgjatë lumit Danub dhe Dobruxhës deri në Detin e Zi "Danubi Ultra" hyri në renditjen vjetore të botuesit të udhërrëfyesve “Lonely Planet” për 50 destinacionet kryesore të rekomanduara në mbarë botën në vitin 2024. Rruga e biçikletës e gjatë 740 km është e vetmja e treguar në territorin e Ballkanit Lindor, dhe kjo do të thotë një përparim në fushën e turizmit për vendin tonë dhe një mundësi për zhvillimin e rajonit.
Interesimi për projektin bullgar vjen me nominimin nga ana e “Lonely Planet” të destinacionit ndërkombëtar "Limesi i Danubit", në të cilin "Danubi Ultra" renditet si produkt turistik me mundësinë e një udhëtimi të vetëorganizuar me biçikletë.
"100 pamjet e Danubit Ultra" përfshijnë kalanë “Baba Vida”, Ulpia Eskus pranë fshatit Gigen, kampin e legjionit Nove pranë Svishtov, Seksaginta Prista në Ruse, Durostorum në Silistra dhe kalanë e Bellogradçikut.Natyra e pastër, rehati shtëpiake, ushqime të shijshme dhe emocione të llojllojshme - Momçillovci është një parajsë për adhuruesit e turizmit rural. Në kulmin e sezonit turistik, si gjatë dimrit, ashtu edhe gjatë verës, bujtinat dhe restorantet në..
Bullgarët po udhëtojnë gjithnjë e më aktivisht dhe po shpenzojnë më shumë para për udhëtime - si në destinacionet e afërta ashtu edhe në ato të largëta. Vitin e kaluar ata bënë rreth 9 milionë udhëtime jashtë vendit,dhe destinacionet më të njohura..
Verën e kaluar Burgasi dhe fshatrat turistikë përreth pritën rreth 600 mijë turistë bullgarë dhe të huaj, që është 21% më shumë se në vitin 2023. Megjithatë kohët e fundit qyteti ynë i Detit të Zi po zhvillohet edhe si një qendër kulturore, duke..
Bashkia rodopase Ardino shpalli se ka filluar përgatitjen e kandidaturës së saj për pjesëmarrje në edicionin e pestë të nismës së Organizatës..
Delfinariumi në Varnë po mirëpret përsëri vizitorët - duke ofruar tre shfaqje në ditë gjatë gjithë sezonit të verës, njofton BGNES. Fëmijët do të..
Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin..