Rruga bullgare e çiklizmit përgjatë lumit Danub dhe Dobruxhës deri në Detin e Zi "Danubi Ultra" hyri në renditjen vjetore të botuesit të udhërrëfyesve “Lonely Planet” për 50 destinacionet kryesore të rekomanduara në mbarë botën në vitin 2024. Rruga e biçikletës e gjatë 740 km është e vetmja e treguar në territorin e Ballkanit Lindor, dhe kjo do të thotë një përparim në fushën e turizmit për vendin tonë dhe një mundësi për zhvillimin e rajonit.
Interesimi për projektin bullgar vjen me nominimin nga ana e “Lonely Planet” të destinacionit ndërkombëtar "Limesi i Danubit", në të cilin "Danubi Ultra" renditet si produkt turistik me mundësinë e një udhëtimi të vetëorganizuar me biçikletë.
"100 pamjet e Danubit Ultra" përfshijnë kalanë “Baba Vida”, Ulpia Eskus pranë fshatit Gigen, kampin e legjionit Nove pranë Svishtov, Seksaginta Prista në Ruse, Durostorum në Silistra dhe kalanë e Bellogradçikut."Vemja e Rodopeve" – kështu e quajnë trenin që zvarritet përgjatë shpateve të malit Rodopa në rrugën Dimitrovgrad - Haskovo - Kërdxhali - fshati Podkova. Dhe jo, kjo nuk është treni legjendar me binarë të ngushtë , i cili qarkullon në një..
Në vitin 2009 një kompani shtetërore në Shangai nxori në treg kos me markën “Musilijan”, siç quhet fshati Momçillovci në Kinë. Shfaqja e produktit tonë u shoqërua me një fushatë reklamuese në shkallë të gjerë dhe emri i fshatit në malin e..
Në dimër, qyteti Kotell tërheq turistët me itineraret kulturore, peizazhet me borë dhe mundësinë për të skijuar në mesin e palosjeve të malit Stara Pllanina. Një kompleks skijimi u krijua rreth 4 km nga qendra e qytetit në zonën "Tre Erërat". Pista e..
Bashkia rodopase Ardino shpalli se ka filluar përgatitjen e kandidaturës së saj për pjesëmarrje në edicionin e pestë të nismës së Organizatës..
Delfinariumi në Varnë po mirëpret përsëri vizitorët - duke ofruar tre shfaqje në ditë gjatë gjithë sezonit të verës, njofton BGNES. Fëmijët do të..
Me një koncert-shfaqje të mbushur me muzikë dhe valle, kryeqyteti bregdetar i Bullgarisë - Varna, hap sezonin turistik veror 2025. Koncerti nën titullin..