Nëse gratë marrin përfaqësim të barabartë në sipërmarrje, teknologji të lartë dhe inxhinieri, kjo do të çojë në fitime prej trilionash, do ta bëjë Evropën edhe më konkurruese, beson Komisioni Evropian.Këtë e theksoi kryeministri Nikollaj Denkov në përshëndetjen e tij drejtuar pjesëmarrësve në "Forumin Global të Grave Lidere", që po mbahet në Sofje nga "Këshilli i grave në biznes në Bullgari". Forumi diskuton idetë dhe praktikat e individëve, kompanive dhe organizatave për një shoqëri më të qëndrueshme dhe të barabartë. Statistikat tregojnë se gratë sipërmarrëse në Bullgari janë 30%. Në teknologjitë e larta, përfaqësimi i grave bullgare është 41% dhe është dukshëm mbi nivelin mesatar evropian. “Kështu që ka shumë për të qenë krenarë, ka shumë për t’u mburrur, por ka shumë për të bërë”, shtoi kryeministri.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..