Sot, 4 nëntori, është ditë për reflektim në Bullgari para raundit të dytë të zgjedhjeve lokale. Ndalimi i agjitacionit politik dhe publikimi i rezultateve të mundshme sipas sondazheve është ndaluar deri në fund të ditës së zgjedhjeve të dielën. Autoritetet vendore kanë të drejtën të ndalojë shitjen e alkoolit në territorin e bashkisë së tyre.
Më 5 nëntor do të votojmë vetëm për kryetar bashkie, kryetar rajoni, ose kryetar komune. Zgjedhjet do të mbahen në vendbanimet ku më 29 tetor asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitojë më shumë se 50% të votave të hedhura. Dita e zgjedhjeve të dielën do të fillojë në orën 07:00 dhe do të përfundojë në orën 20:00. Në rast të radhëve para seksioneve, koha e votimit mund të shtyhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 21.00.
Nëse nuk ka befasime, nesër për herë të parë në zgjedhjet vendore do të kemi votim të përzier - me fletëvotime prej letre dhe me makineri, pasi një skandal bëri që kjo skemë të rrëzohet në raundin e parë. Do të ketë votim në më shumë se 7250 seksione, në 5900 prej tyre – edhe me makineri.
Foto: BGNES, BTA
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaMë shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të gjenomave të bullgarëve bashkëkohorë. Me iniciativën, vendi ynë do të kontribuojë në një projekt..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..