Qeveria dhe Ministria e Brendshme po i shumëfishojnë përpjekjet e tyre kundër shitblerjes së votave për balotazhin e zgjedhjeve lokale të së dielës, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një fjalim me video. Ai vuri në dukje se një nga detyrat më të rëndësishme para kabinetit është që të sigurojë mbarëvajtjen e votimit, duke pasur parasysh numrin rekord të raportimeve për shkelje zgjedhore që nga fillimi i fushatës zgjedhore.
Sipas kryeministrit, më shumë se gjysma e 1125 sinjaleve janë për blerje votash. Këtë e dëshmojnë videot që janë shfaqur për praktika korruptive, të cilat tashmë janë duke u hetuar.
“Është fakt një tjetër hap kyç i qeverisë për të siguruar raportim të drejtë të rezultateve zgjedhore – vërtetimi i makinave të votimit, dhe raporti tashmë është dërguar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve”, tha Nikollaj Denkov. Sipas tij, kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për të mos përsëritur rezultatin fatkeq me gjysmë milioni vota të pavlefshme nga raundi i parë. Ndërkohë, KQZ bëri të ditur se në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore do të mund të votohet me makineri në 5900 seksione.
Kryeministri u zotua se kabineti do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar qytetarët se zgjedhja se kush do të qeverisë lokalitetin e tyre do ta vendosin banorët e tij dhe jo manipulimet elektorale. “Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme janë duke punuar jashtë orarit dhe në mobilizim të plotë për të kufizuar sa më shumë tregtimin e votave”, siguroi ai.Në Prokurorinë e Qytetit të Sofjes u hap një hetim para-gjyqësor në lidhje me vdekjen e kapitenit Marin Marinov, njofton BTA, duke iu referuar organit të akuzës shtetërore. Hetimi u hap më 19 maj pas një sinjali nga avokati Minço Spasov dhe ka të bëjë..
Prodhimi i makinave të para të blinduara luftarake Stryker për Bullgarinë ka filluar tashmë në SHBA dhe është sipas planit. Kjo u njoftua për gazetën "Ushtria Bullgare" nga Shefi i Shtabit të Forcave Tokësore, Gjenerali i Brigadës Stojan Shopov...
Kisha Ortodokse Bullgare ka lëshuar një deklaratë zyrtare mbi "propagandën pagane neo-hindu me elementë pseudo-kristianë". Mitropolitët po bëjnë thirrje për vigjilencë më të madhe kundër "guruve shëtitës, të vetëshpallurve ‘mësues shpirtërorë’ dhe..
Kisha “Shpërfytyrimi i Zotit” në kompleksin turistik Borovec (në malin Rilla) - kisha e vetme prej druri në Bullgari – kremtoi sot festën e saj. Një..
Qeveria ka vendosur të krijojë një shoqëri aksionareme pronësi të vetme me pjesëmarrje shtetërore "Dyqan për Njerëzit". Qëllimi është të sigurojë..
"Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) po fillon një peticion kundër shitjes së mbi 4400 pronave shtetërore nga qeveria, raportoi qendra e shtypit e partisë, e..