Rusia urdhëroi korrespondentin e Radios Kombëtare Bullgare në Moskë, Angell Grigorov, të largohej nga vendi në përgjigje të vendimit të autoriteteve bullgare për të dëbuar nga Bullgaria korrespondentin e gazetës "Rossijskaja Gazeta", Aleksandër Gacak.
Në një njoftim në faqen e internetit të Ministrisë së Jashtme ruse thuhet se kolegu ynë urdhërohet të dorëzojë dokumentet e tij të akreditimit si një "masë pasqyre" në përgjigje të "persekutimit" të Gacak nga Agjencia Shtetërore e Sigurisë Kombëtare, e cila e shpalli atë një kërcënim për sigurinë kombëtare.
“E udhëhequr nga parimet e lirisë së medias dhe bashkëpunimit pragmatik, pala ruse do të jetë e gatshme të shqyrtojë mundësinë e rifillimit të punës së korrespondentit të BNR në Moskë, nëse qeveria bullgare merr një vendim pozitiv për akreditimin e gazetarit të “Rosijskaja Gazeta”në Sofje”, shtojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë.
Sot, Angell Grigorov u lajmërua për vendimin nga një punonjës i Departamentit të Informacionit dhe Shtypit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë. Sipas tij, nga sot ai nuk ka të drejtë të kryejë funksionet e tij si korrespondent i BNR-së.
Radioja Kombëtare Bullgare përhapi një deklaratë në lidhje me revokimin e akreditimit dhe dëbimin e korrespondentit të medias publike Angell Grigorov nga Federata Ruse. Në të thuhet:
“Udhëheqja e Radios Kombëtare Bullgare deklaron kategorikisht se në të gjithë punën e tij si korrespondent në Moskë për më shumë se 6 vjet, kolegu ynë Angell Grigorov ka respektuar me përpikëri standardet etike ndërkombëtare të gazetarisë profesionale.
Dëbimi nga Rusia i korrespondentit të vetëm të medias bullgare është një akt thjesht politik dhe është i dëmshëm për lirinë e aksesit në informacion. BNR është e zhgënjyer nga përpjekja për të shfrytëzuar akreditimin e korrespondentit tonë në Moskë si një mjet presioni dhe pazari nga ana e palës ruse”.
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..