Dy persona humbën jetën në rajonin e qytetit Shumen pas një stuhie të fortë më 4 nëntor. Një 51-vjeçar nga fshati Razvigorovo i komunës Hitrino u varros nga një mur i rrëzuar. Një bari 67-vjeçar nga Veliki Presllav u godit nga rryma elektrike pasi shkeli një tela të rënë. Një 66-vjeçare u shtruar në spitalin e qytetit Shumen me fraktura pasi një pemë ra mbi të në kopshtin e qytetit të Shumenit.
Një stuhi kaloi nëpër rajonin e qytetit Silistra, e cila goditi fshatrat Dolec, Prohllada, Kolobër dhe Sekullovo. Shumë çati u dëmtuan, shtylla dhe pemë u rrëzuan. Në komunën e Isperihut shumë vendbanime kanë mbetur pa energji elektrike. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall në fshatin Lëvino. Aty, era dhe shiu hoqën çatitë e 150 shtëpive, shtylla dhe pemë u rrëzuan. Një stuhi kaloi në mesditë për disa minuta njoftoi kryetari i komunës së Isperihut Belgin Shukri, transmeton BTA. Të dielën një komision do të kontrollojë dëmet, shtoi Shukri. Kryqi i Kuq Bullgar dërgoi vullnetarë dhe psikologë në Lëvino për të ndihmuar të pastrehët. Komuna e qytetit Isperih organizoi një fushatë donacionesh për të mbledhur fonde për të prekurit në fshatin Lëvino.
Për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe stuhisë, gjendje e pjesshme e jashtëzakonshme u shpall edhe në komunën e qytetit Devnja. Dëmet më të mëdha u shkaktuan nga stuhia në rajonet Smoljan, Tërgovishte, Razgrad, Silistra dhe Shumen, njoftoi Ministria e Brendshme.
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..