Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryetari i ri i bashkisë së Sofjes do të bashkëpunojë për çmontimin e Monumentit të Ushtrisë Sovjetike

Vasill Terziev
Foto: BTA

Monumenti i Ushtrisë Sovjetike duhet të shkojë në Muzeun e Artit Socialist, në Buzlluxha, ose kudo që vendoset të zhvendoset, tha kryetari i ri i kryeqytetit Vasill Terziev, në përgjigje të pyetjes së një gazetari. Ai shtoi se bashkia do të bëjë gjithçka që varet nga ajo.

Vasill Terziev nuk është i shqetësuar për qëllimin e Vanja Grigorovës,  e cila humbi zgjedhjet, për të kundërshtuar rezultatet në gjykatë. Sipas fjalëve të tij, ka shumë veprime në dëm të tij: "Në seksionet, ku kam 120 vota, shkruajnë zero, rezultate të kundërta, megjithëse unë kam më shumë vota se zonja Grigorova ."

Vasil Terziev deklaroi se do të kërkojë pika kryqëzimi me të gjithë në Këshillin Bashkiak dhe shtoi se në të ardhmen teknologjitë do të përdoren gjithnjë e më shumë në bashki dhe në marrëdhëniet me bizneset dhe qytetarët. Ekipi i ri do të punojë për zhvillimin e ekonomisë moderne inovative, theksoi kryebashkiaku i ri.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 nëntorin

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 4 deri në 9°, në juglindje deri në 12°, në Sofje - do të jetë rreth 6°. Moti me re do të mbetet gjatë 24 orëve të ardhshme. Do të bjerë shi pothuajse në të gjithë vendin. Gjatë ditës, shirat do të..

botuar më 25-11-27 7.40.MD

Bllagomir Kocev lirohet kundrejt garancisë prej 200 mijë leva

Gjykata Rajonale e Varnës liroi kryetarin e qytetit, Bllagomir Kotsev, kundrejt një garancie prej 200 mijë leva (102,258 euro). Para se gjykata të merrte vendimin, para ndërtesës u mblodhën mbështetësit e tij dhe simpatizantët e “Po e vazhdojmë..

botuar më 25-11-27 5.30.MD

Tre persona u arrestuan në një protestë masive në Sofje, pesë policë u lënduan

Tre persona, përfshirë një qytetar italian, u arrestuan gjatë protestës së djeshme para Parlamentit kundër miratimit të buxhetit, njoftoi drejtori i Drejtorisë së Policisë së Sofjes, komisari i përgjithshëm Ljubomir Nikollov. Përpjekja për të dëmtuar..

botuar më 25-11-27 3.57.MD