Kisha kryeqytetase “Shën Nikollaj Mirlikijski”, i njohur si "Kisha Ruse", hapi dyert këtë mëngjes. Tempulli mbeti i mbyllur për më shumë se një muaj pas tërheqjes së tre priftërinjve - një rus dhe dy nga Bjellorusia, të akuzuar për spiunazh për Rusinë.
Prifti i ri Vlladimir Tishçuk, i emëruar nga Patriku rus Kirill, së bashku me tre priftërinj bullgarë, të shtunën më 11 nëntor do të mbajë lutjen e parë. Pritet të mbërrijnë zyrtarë nga Ambasada Ruse, përfshirë edhe ambasadoren Eleonora Mitrofanova.
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..