Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Tuzlla e Balçikut, ku balta e limanit dhe metoda egjiptiane bëjnë mrekulli

Foto: Veneta Nikollova

Tuzlla e Balçikut përbën dy liqene të vendosura në afërsi të njëri-tjetrit, fjalë për fjalë disa metra larg bregut të detit. Përveçse është i bukur, vendi është edhe shërues. Uji këtu është shumë i kripur, pothuajse po aqsa ai i Detit të Vdekur – pishina më e kripur ujore në planet. Kjo ndoshta për shkak të përbërjes unike të baltës së formuar në fund të liqenit, për vetitë e së cilës përhapen legjenda.

Cilësitë e saj njiheshin që në vitet 30-të të shekullit të kaluar, kur këtu u krijuan të ashtuquajturat Banjat e Tuzllës, të pajisura me kabina për femra dhe meshkuj për të hyrë në baltën në fjalë. “Mrekullia e baltës së limanit” lehtëson artrozën, tendovaginitin, sëmundjet neurodegjenerative, si Parkinson, por edhe sëmundjet e lëkurës, radikulitin, pleksitin, duke përfshirë edhe gjendjet pas një goditjeje në tru, etj. Në sfondin e kaltërsisë së liqenit, bie në sy silueta e vetmuar e Spitalit të Specializuar Rehabilitues "Tuzllata", i ndërtuar këtu në vitet 50-të të shekullit XX:

“Kjo metodë trajtimi dhe profilaktike apo e ashtuquajtura Metoda Egjiptiane, ka qenë e njohur që nga kohërat e lashta. Dhe ne jemi të vetmit në Bullgari që mund t'ua ofrojmë pacientëve, pasi tek ne trajtimi bëhet pikërisht në breg të liqenit të grykëderdhjes, prej nga nxjerrim baltën. Me të mbushim disa vaska nga të cilat njerëzit lyhen” - thotë dr.Kamelija Kirçeva, menaxhere e spitalit. Metoda egjiptiane që ajo përmend bazohet tërësisht në efektet e dobishme të diellit, baltës, ujit liman dhe mineral. Kështu funksionon trajtimi i baltës në Tuzllata:

“Duhet të qëndroni në diell për rreth 30-40 minuta në mënyrë që të hapen poret e lëkurës, pastaj lyeni veten me rreth gjysmë deri në një centimetër baltë shëruese. Kur nxirret nga liqeni është i butë me ngjyrë gri të errët. Kur aplikohet në trup, faza e lëngshme avullon dhe del përmes poreve dhe balta thahet, kthehet në gri dhe fillon të plasaritet. Pasi të thahet, njerëzit duhet të hyjnë në liqen për ta larë atë. Detergjentët nuk duhet të përdoren, pasi disa nga përbërësit e baltës mund të ndërveprojnë me to dhe të shkaktojnë reaksione alergjike. Prandaj është mirë që të shpëlahemi vetëm me ujin e kripur nga liqeni i limanit dhe më pas me ujin mineral që kemi” - është kategorike doktoresha Kirçeva. 

Për të pasur efekt, një procedurë zgjat maksimumi 2 deri në 3 orë. Spitali ka një kënd të veçantë pranë vetë liqenit, i cili është gjithashtu i aksesueshëm për turistët me një tarifë minimale. Ndryshe nga "kura e egër me baltë" në bregun përballë, këtu ata kanë të gjitha lehtësitë e nevojshme:

Ne kemi një sektor në spital që quhet “Terapia me baltë në natyrë”. Ka dy reparte të veçanta - për meshkuj dhe femra. Ka rërë ku njerëzit mund të shtrihen paraprakisht dhe të përdorin rrezet e diellit, ka stola ku pas aplikimit mund të ulen ose të qëndrojnë më këmbë. Infrastruktura është shumë e mirëmbajtur. Janë 2-3 vaska në të cilat vazhdimisht heqim baltën shëruese nga liqeni, si dhe çadrat, dhomat e zhveshjes etj.” - thotë doktoresha Kirçeva. 

Tuzllata është pjesë e rrjetit ekologjik Natyra 2000 dhe është një strehë për disa lloje zogjsh, duke përfshirë edhe çafkën e bardhë. Kështu, ndërsa lyeni veten me baltën gri të errët dhe shijoni pamjen e bukur të liqeneve, çafkat dhe krijesat e tjera me pendë do të fluturojnë sipër kokës.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Veneta Nikollova, Spitali i Specializuar Rehabilitues "Tuzllata"




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD
facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD

Festivali i qershisë fillon në Kjustendill

Me përgatitjen e 1500 akulloreve me shurup qershie mbrëmjen e sotme në sheshin “Velbëzhd” në Kjustendill , nis Festivali i Qershisë . Programi do të zgjasë tre ditë, njoftoi korrespondenti i BNR në qytet Kirill Falin. Posaqërisht për..

botuar më 24-06-28 6.06.MD