Pianisti dhe kompozitor i xhazit Zhivko Petrov është gjithnjë e më i preokupuar nga rruga dhe drejtimi. Dy vjet pasi Zhivko Petrov Trio (JP3) na dha një drejtim të ri me albumin "Ndrysho drejtimin", tani është koha për të udhëtuar deri në disa nga këndet më emocionuese me këngën më të re "Në rrugë". Kompozimet janë sërish vepër e Zhivko Petrovit (piano), në bashkëpunim me Dimitër Semov (bateri) dhe Dimitër Karamfillov (kontrabas). Të tre muzikantët rikrijojnë tablo nga 11 pika të botës - siç i shohin dhe i ndjejnë.
Rrugëtimi muzikor “Në rrugë” tashmë ka fansa në mbarë botën. Ai tingëllon në radiot xhaz në SHBA dhe Kanada dhe është albumi i dytë më i preferuar nga redaktorët muzikorë dhe DJ në Shtetet e Bashkuara.
Ditët në vijim fansat e trios do të mund ta kalojnë dhe ta përjetojmë këtë rrugëtim me muzikantët, pasi Trioja Zhivko Petrov (JP3) është sërish në rrugë me albumin, kësaj here nëpër disa qytete të Bullgarisë. Koncertet realizohen me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës.
Përveç "Në rrugë", në këto koncerte të trios fansat e muzikantëve do të kenë mundësinë të dëgjojnë kompozimet krejt të reja të krijuara enkas për prezantimin e filmit "Mishi" të Dimitër Stojanoviç, i cili pritet të shfaqet në vitin 2024.
Duke dëgjuar "Mëngjesi i së Shtunës në Sofje" nga albumi i JP3 "Në rrugë" na vjen në mendje një nga frazat e preferuara të Zhivko Petrov: "Jeta është e mrekullueshme..."
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: jivkopetrov.com, Blagoevgrad Blues&Jazz
Vajzat nga trioja VIVA – Viktoria Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktoria Ehijanova – patën një vit jashtëzakonisht të frytshëm: publikuan albumin e tyre debutues “Supernova”, patën një turne në Bullgari dhe, megjithëse shumë të reja, tashmë..
Më 17 maj 2025, në orën 19:00, salla "Bullgaria" në Sofje do të jetë mikpritëse e vizitës së parë historike të Orkestrës së Filarmonisë së Kosovës. Me një koncert solemn, orkestra do të festojë 25-vjetorin e themelimit të saj. Dirigjenti do të..
Edhe pse e njohim Boris Ilievin prej shumë vitesh si këngëtar, ai vetëm tani ka aranzhuar dhjetë këngë të tij në albumin e tij të parë si autor "Për ty". Shumica e tyre bazohen në një ide muzikore të Boris Iliev, të cilën ai e zhvilloi më tej me Ivan..