Pianisti dhe kompozitor i xhazit Zhivko Petrov është gjithnjë e më i preokupuar nga rruga dhe drejtimi. Dy vjet pasi Zhivko Petrov Trio (JP3) na dha një drejtim të ri me albumin "Ndrysho drejtimin", tani është koha për të udhëtuar deri në disa nga këndet më emocionuese me këngën më të re "Në rrugë". Kompozimet janë sërish vepër e Zhivko Petrovit (piano), në bashkëpunim me Dimitër Semov (bateri) dhe Dimitër Karamfillov (kontrabas). Të tre muzikantët rikrijojnë tablo nga 11 pika të botës - siç i shohin dhe i ndjejnë.
Rrugëtimi muzikor “Në rrugë” tashmë ka fansa në mbarë botën. Ai tingëllon në radiot xhaz në SHBA dhe Kanada dhe është albumi i dytë më i preferuar nga redaktorët muzikorë dhe DJ në Shtetet e Bashkuara.
Ditët në vijim fansat e trios do të mund ta kalojnë dhe ta përjetojmë këtë rrugëtim me muzikantët, pasi Trioja Zhivko Petrov (JP3) është sërish në rrugë me albumin, kësaj here nëpër disa qytete të Bullgarisë. Koncertet realizohen me mbështetjen financiare të Ministrisë së Kulturës.
Përveç "Në rrugë", në këto koncerte të trios fansat e muzikantëve do të kenë mundësinë të dëgjojnë kompozimet krejt të reja të krijuara enkas për prezantimin e filmit "Mishi" të Dimitër Stojanoviç, i cili pritet të shfaqet në vitin 2024.
Duke dëgjuar "Mëngjesi i së Shtunës në Sofje" nga albumi i JP3 "Në rrugë" na vjen në mendje një nga frazat e preferuara të Zhivko Petrov: "Jeta është e mrekullueshme..."
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: jivkopetrov.com, Blagoevgrad Blues&Jazz
Prima e operës Gabriella Georgieva është "Muzikantja e Vitit 2024" në sondazhin kombëtar të programit të muzikës klasike "Allegro Vivaçe" të Radios Kombëtare Bullgare. Solistja e Operës së Sofjes është ndër sopranot kryesore në vendin tonë. Ajo..
Këngëtarja e re Dimitrina Germanova është fituese e çmimeve të shumta nga konkurse prestigjioze muzikore në vendin tonë dhe jashtë vendit. Dimitrina shfaqet gjithashtu si aktore, është soliste në Operat Shtetërore në Varna dhe Stara Zagora, dublon..
Disa ditë para se të festojë ditëlindjen, Mihaella Fileva u dhuron fansave të saj një dhuratë - videoklipin e saj më të fundit "Heroi i dopaminës". Përveç një ngarkese të fuqishme energjie dhe një tingulli modern, kënga përcjell edhe një mesazh..