Deputetët u gjendën në ngërç në votimin e mosbesimit të dytë ndaj kabinetit të Nikollaj Denkov të kërkuar nga opozita - BSP, “Ka popull të tillë” dhe “Vëzrazhdane” për shkak të menaxhimit të keq në sektorin “Sigurim dhe Mbrojtje Kombëtare”. Parlamenti nuk mori një vendim për shkak të mungesës së kuorumit. Kjo situatë u arrit pasi përfaqësuesit e GERB dhe DPS u larguan nga salla plenare menjëherë para votimit. Arsyeja ishte propozimi i GERB-it, i refuzuar nga parlamenti, që brenda një afati treditor të hiqet derogimi për importin e naftës ruse në vendin tonë. Për shkak të mungesës së kuorumit, mbledhja u ndërpre. Procedura e radhës e votimit të mosbesimit do të zhvillohet ditën e premte më 17 nëntor.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..