Nuk janë të paktë bullgarët për të cilët ia vlen të flitet më shpesh edhe pas vdekjes së tyre, sepse lanë gjurmë në sfera të ndryshme shoqërore. Disa prej tyre e bëjnë atë në vendin tonë, të tjerët - në emigracion. Sot po flasim për kirurgun Georgi Llazarov, fati i të cilit i dha një rrugë të gjatë plot peripeci, por ai mbetet përgjithmonë i lidhur me kulturën bullgare.
I lindur në Plovdiv në vitin 1931, ku mbaroi Kolegjin Francez dhe më pas mjekësi, mjeku themeloi atje një Qendër për Kirurgjinë e Dorës, por sistemi nuk e lejoi të vazhdonte punën. Ai u nis për në Libi, ku hapi departamentin e traumës në qytetin e Bengazit. Aty qëndroi një vit dhe më pas përfundoi në Francë. Më vonë ai mësoi se SHBA-ja kërkonte mjekë të rinj, rrezikoi dhe u largua në vitin 1970. Pas disa vitesh ai filloi si kirurg dore në një spital në qytetin Baltimor, profesion të cilit i kushtoi vëmendjen e plotë deri në pension.
Më 16 shtator të këtij viti, ky burrë “rilindas” për komunitetin bullgar në rajonin e shtetit të Uashingtonit ndërroi jetë në moshën 92-vjeçare. Megjithatë, ai la pas një trashëgimi jashtëzakonisht të pasur shpirtërore dhe shumë vepra të mira të bëra për bashkatdhetarët tanë atje në Bullgari, por edhe për bashkëqytetarët e tij në Plovdiv.
"Ai jo vetëm e donte kulturën në të gjitha dimensionet e saj, por e mbështeti atë me gjithë shpirt dhe zemër", thotë Asen Asenov, profesor i ekonomisë në Universitetin Amerikan në Uashington. Dashuria e madhe e Dr. Llazarov për muzikën e shtyu atë të organizonte konkurse për një muzikë e re simfonike bullgare në kohë 7/8 - masë e pabarabartë, tipike për folklorin bullgar.
"Në vitin 2009 më thirri dhe më tha: "Asene, duhet të bëjmë diçka për shoqërinë tonë në Uashington. Të kemi një shfaqje tipike bullgare të rregullt. Le të bëjmë shoqërinë tonë muzikore". Dhe kështu ndodhi, ne krijuam Shoqërinë Bullgare të Muzikës, e cila tani po fillon sezonin e saj të 15-të me koncerte në Uashington. Qëllimi i tij është të jetë një forum për performancën e muzikantëve bullgarë që interpretojnë vepra të kompozitorëve bullgarë. Me mjetet e siguruara nga Dr. Llazarov kemi blerë edhe një piano që na nevojitet për këtë qëllim” – ndau Prof. Asenov në një intervistë për Radio Bullgarinë.
Janë me dhjetëra shfaqje në fushën e kulturës që Dr. Llazarov i ka mbështetur.
Përsa i përket ndihmës që jepte doktor Llazarov në Bullgari, ajo daton që në vitet e para të ndryshimeve demokratike pas vitit 1989:
„E përmenda ndihmën e tij lidhur me kulturën dhe muzikën, por pakkush e di se gjatë krizës në Bullgari në fillim të viteve '90, ai mbështeti iniciativat humanitare në lidhje me blerjen e pajisjeve mjekësore për spitalet, si dhe medikamentet. Nëse një person është nga Sofja ose Plovdivi, ai duhet të njohë edhe disa nga monumentet e njohura në to, krijimi i të cilave është sponsorizuar nga Llazarov“.
Gjatë jetës së tij, kirurgu dhe bamirësi bullgar kishte një ambicie tjetër:
"Një nga ëndrrat e tij ishte të ndërtonte një kishë bullgare në zonën e Baltimorit. Tashmë ajo është fakt, dhe mbrojtësi i tempullit është Virgjëresha Mari. Në të ka shumë xhama interesante, vepër e artistit Stavri Kalinov” – thotë Asen Asenov dhe shton se komuniteti bullgar është përballë një zgjedhjeje të rëndësishme, një detyrim ndaj kujtimit të doajenit të tyre: – “Mqs doktor Llazarov. la pas një koleksion me ikona, piktura, libra dhe objekte të tjera të artit, menduam se çfarë të bëjmë që ky koleksion të vazhdojë të frymëzojë fëmijët tanë dhe njerëzit përreth nesh. Dëshirojmë që një pjesë e koleksionit të tij t'i dhurohet Shoqërisë Muzikore Bullgare dhe Qendrës së Komunitetit Bullgar në Uashington.“
Foto: Arkiva personale e Asen AsenovEmri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..
Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..
Ajo është e bukur, e hollë, e re dhe e arsimuar. I ka të gjitha cilësitë për të pasur një karrierë të suksesshme në botën e pasarelave apo në atë të reklamave! Por ajo zgjedh të rrisë ...buaj në fshat. Cvetelina Nedkova u diplomua me nota të shkëlqyera..
Në festën e Hyrjes së Nënës së Zotit në Tempull më 21 nëntor sipas Kalendarit Gregorian dhe Ditën e Kryeengjëjve Mihaill dhe Gavrijil sipas Kalendarit..